Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zjarri në Parkun e Lurës vazhdon aktiv me dy vatra, ndërhyrja me helikopter nuk po mjafton

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Zjarri në Parkun e Lurës vazhdon aktiv me dy vatra, ndërhyrja me helikopter nuk po mjafton

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë kritike prej më shumë se një jave. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet e forcave të angazhuara për të izoluar vatrën e zjarrit, e cila mbetet ende aktive.

Flakët kanë përfshirë një zonë të thepisur të mbuluar me bimësi të rrallë, duke përfshirë drurë ahu, pisha dhe barishte. Për të përballuar situatën, këtë të shtunë është vënë në dispozicion një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka ndërhyrë nga ajri për të shuar zjarrin në zonat ku ndërhyrja tokësore është pothuajse e pamundur. Kjo ndërhyrje nga ajri synon të ndihmojë forcat në terren që të fitojnë kohë dhe kontroll mbi përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve të fundit nga terreni, aktualisht janë dy vatra aktive që vazhdojnë të përhapen të ndihmuara nga era. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, zjarri po përparon në mënyrë të rrezikshme, duke kërcënuar një sipërfaqe gjithnjë në rritje të parkut.

Në operacion janë angazhuar forca të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjës të njësisë administrative Lurë, forca vullnetare si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes më të gjerë të zjarrit.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmit të shkaktuar, por sipas vlerësimeve paraprake janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore dhe tokë me bimësi. Autoritetet janë të shqetësuara për ndikimin afatgjatë në mjedisin e parkut, i cili është një pasuri natyrore me rëndësi kombëtare.

Puna për shuarjen e zjarrit po vijon me intensitet të lartë, por kushtet e vështira klimatike dhe gjeografike po e bëjnë të pamundur vendosjen e kontrollit të plotë. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të bashkëpunojnë me forcat e angazhuara në operacionin e shuarjes së flakëve.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.
Aktualitet

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

14:56 | 11/10/2025
Next Post
Berisha reagon për ngjarjet në Theth: Mbështetje banorëve kundër terrorit shtetëror

Berisha reagon për ngjarjet në Theth: Mbështetje banorëve kundër terrorit shtetëror

Shpërthen bombola e gazit në banesë, një shtetas përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në banesë, një shtetas përfundon në spital

23-vjeçari la futbollin për biznes në Theth, tani përballet me shembjen: “Do të emigroj sërish.”

23-vjeçari la futbollin për biznes në Theth, tani përballet me shembjen: “Do të emigroj sërish.”







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com