Një fushë grumbullimi për mbetje është pushtuar nga flakët në qytetin e Vlorës. Zjarr i cili vijon prej disa orësh.
Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve vatrat vijojnë të jenë ende aktive duke shkaktuar tym të madh që ka mbuluar qiellin e qytetit bregdetar.
Zjarri ka dalë ka kontrolli dhe kjo ka bërë të ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët në grumbullimin e mbetjeve. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është hera e dytë që i vihet flaka mbeturinave.