Policia bën me dije se sot në Tiranë, në një banesë në rrugën “Altin Basha” ka rënë zjarr në një banesë.
Për pasojë, e zonja e shtëpisë, 85 vjeçe, pësoi dëmtime për shkak të flakëve dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.