Një zjarr i konsiderueshëm, ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Jarua, të Fierit.
Flakët po përhapen me shpejtësi. Bëhet me dije se drejt zonës janë nisur tre zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë këtë vatër zjarri ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe banorë të zonës.
Vatra e zjarrit është shumë pranë banesave të fshatit.