Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zhgënjimi i parakohshëm i Blushit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Nga Andi Bushati/ Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë gjithnjë e më pak shpresë, se në këtë vend mund të lindë diçka e re, përtej profilit të grabitësit qesharak të Edi Ramës dhe atij të hajdutit harbut të Sali Berishës.

Largimi plot nerv i Blushit, që është vijim i asaj që ndodhi në zgjedhjet e shkuara, na tregon edhe njëherë se ne shkojmë në votime për të mos ndryshuar asgjë. Se ne e kemi të vështirë të rrëzojmë nga pushteti, ata që na vjedhin me koncesionet, me lojërat e fatit, me grataçielat e dhuruara dhe taksat e zvogëluara për oligarkët.

Se ne vazhdojmë të mbyllim sytë përpara politikanëve që kanabizuan vendin dhe që na gënjyen me shëndetësinë falas.

Largimi i tij tregon gjithashtu se edhe kur duam të ndryshojmë, nuk shkojmë dot përtej krahasimit mes këtyre të mësipërmve me ata të tjerët që bënë Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e votave të Tiranës.

Pra se shkurt, ne zgjedhim për të mos zgjedhur pasi, në fund të fundit, investohemi të përjetësojmë të njëjtin model.

Fillimisht disidenca e Ben Blushit në PS, angazhimi i tij për t’i “folur shoferit”, ngritja e zërit për zbatimin e rregullave, lufta për të pasur minimalisht garë dhe për demokracinë e brendshme dhe më pas tregimi me gisht i humnerës ku po gremisej Rilindja, ngjallën shpresën e thyerjes së kësaj tradite.

Kjo shpresë u bë më e madhe kur zëri i një njeriu të vetëm u shndërrua në një institucion, që i mbushur me djem e vajza të reja, krejtësisht të pa baltosur nga politika e deri tanishme, synoi të krijonte një lëvizje kundër monopolit të të dy të mëdhenjve.

Kështu lindi aventura eksituese e Libra-s, me emër po aq simpatik sa edhe idetë, që nuk pranoi të futet në asnjë koalicion, që nuk u financua nga asnjëri prej oligarkëve të mëdhenj, që nuk shfaqi dot një spot në ekranet kombëtare, që nuk përdori asnjë të fortë për të vjedhur vota, që nuk pati asnjë komisioner për t’i ruajtur ato.  

Në fund, megjithëse nuk futi dot asnjë deputet, ajo mblodhi plot 20 mijë vota, aq sa nuk arritën t’i bëjnë kurrë të gjithë partitë e reja, që nga 99-shat e Erion Velisë e deri tek presidencialët e Bamir Topit.

Për disa kjo flurudhë disa mujore është një histori e vërtetë suksesi. Në aq pak kohë ajo arriti të bëhet partia e pestë e vendit. Ajo tregoi gjithashtu se në Shqipëri, po rritet me shpejtësi një masë kritike qytetarësh që janë të gatshëm ta tejkalojnë polaritetin e dy gërmadhave në degradim e sipër.

Por, si në historinë e gotës që mund ta shohësh gjysmë bosh, aventura e LIBRA-s, mund të konsiderohet gjithashtu një dështim. Fati që ajo nuk arriti të përfaqësohet në kuvend, fakti që 20 mijë votuesit e saj janë, qoftë shumë më pak se ata të PD e PS-së, qoftë shumë më pak edhe sesa abstenuesit, fakti se vendet e aspiruara në parlament i zunë sërish, ose të fortë, ose anonimë, përbën padyshim një zhgënjim.

Mes të zhgënjyerve të kësaj aventure u radhit sot edhe nismëtari i saj, Ben Blushi, duke shpallur njëkohësisht edhe dorëheqjen edhe largimin nga politika.

Si dikush që në 25 qershor u ktheva gati pas një dekade e gjysmë në kutinë e votimit, për të përkrahur me votë këtë nisëm te re edhe unë ashtu sikurse Blushi nuk ndihem mirë që në këtë parlament, në vend të cilitdo prej rishtarëve të LIBRA-s, arritën të hyjnë sërish kriminelë, dordolecë të përzgjedhur nga kryetarët dhe njerëz shpeshherë anonimë e pa asnjë kontribut në debatin publik.

Por, ndryshe nga Blushi, unë bëj pjesë tek ata që nuk i kërkojnë rrënjët e këtij dështimi në popull. Jo, unë nuk besoj se ne kemi të tërë vesin e rendjes pas më të fortit, nënçmimin ndaj të ardhmes, përbuzjen ndaj të resë dhe zhvlerësimin ndaj të drejtës që mbetet gjithnjë më e dobët.

Analiza e mos triumfit të një modeli të ri është më e thellë dhe më komplekse. Ai nuk duhet kërkuar thjeshtë tek votuesit. Por tek ata “trupa të ndërmjetëm” që janë vendosur si një tavan i xhamtë mes një klase politike të korruptuar dhe një elektorati të çoroditur.

“Faji” se përse Libra (ose edhe të ngjashme me të) nuk hyri në parlament, nuk duhet kërkuar tek njerëzit. Por tek një kastë e përbërë nga mediat e regjimit që duan dëshpërimisht status quo-në, nga biznesmenë të mëdhenj një ndihen më rehat me politikanët që tashmë i kanë korruptuar, me shoqërinë civile që është kapur dhe atrofizuar, me individët me impakt publik që janë zhveshur tashmë nga çdo aspiratë.

Është pikërisht mungesa ose pasiviteti i kësaj elite që e bën të pamundur që një demokraci të funksionojë realisht. Dhe në një demokraci që nuk funksionon, zgjedhjet janë thjesht një farsë.

Pikërisht kjo kastë u vendos si një digë mes LIBRA-s dhe elektoratit.

Asnjë nga mediat e mëdha, megjithëse i dhanë kohë Blushit, nuk e mbështeti frymën apo idetë e kësaj partie. Asnjë nga biznesmenët e mëdhenj, megjithëse mund të shtireshin miqësorë, nuk e financoi atë. Pothuajse asnjë aktivist i shoqërisë apo gazetar me emër nuk ngriti zërin, kur pushteti përdori kriminelë të sapo dalë nga burgu për të njollosur imazhin e kreut të LIBRA-s.

Është pra kjo shtresë e vogël në numër, por dominante në shoqëri, që ishte kundër saj.

Prandaj, unë, ndryshe nga Blushi, mendoj se ne nuk kemi një popull për të ndryshuar, por një kastë për të rrëzuar.

Prandaj unë mendoj se Libra dhe librat që mund të pasojnë nuk janë të dënuara të dështojnë. 20 mijë votat e mbledhura në 7 muaj janë prova më e qartë se nuk jemi larg krijimit të një mase kritike e cila do ta demaskojmë gjithnjë e më shumë këtë elitë që i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Ata janë aty. Duhen kërkuar vetëm rrugët për t’i bërë bashkë./Lapsi/

Tags: Blushiti parakohshëmLIBRAZhgënjimi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Politika të qëndrojë larg sportit”/Armand Duka e nis fushatën tek LSI-ja (Video)

“Politika të qëndrojë larg sportit”/Armand Duka e nis fushatën tek LSI-ja (Video)

The US against opposition’s boycott: “Do not abstain the elections”

DASH, amerikanëve: Anuloni udhëtimet në Serbi

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Pele, shtrohet me urgjencë në spital

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Pele, shtrohet me urgjencë në spital







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

by mirseda
10:28 | 21/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet...

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com