Sulmuesi i Cardiff City, Emiliano Sala, ishte fluturuar nga Nantes në Francë drejt Cardiff, por aeroplani me të cilin udhëtonte është zhdukur. Lojtari e kishte kompletuar transferimin e tij para disa ditësh, ku nga Ligue 1 kishte kaluar në Premier League.
Sala për katër vite ishte pjesë e Nantes, ku për një sezon kishte luajtur së bashku me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin. Dyshja shqiptare pasi kanë marr vesh lajmin kanë postuar në rrjetet sociale lutje për jetën e argjentinasit.
“Lutem për Emilianon”, ka shkruar Cana, i cili ka bashkangjitur një foto të tijën me lojtarin.
Edhe Lenjani është lutur për jetën e ish-shokut të skuadrës.
“Emiliano vlla, jemi e ty. Do zoti që të dëgjojmë nga ti”, ka shkrua anësori.
View this post on Instagram
emiliano bro we are with you inshAllah we’ll hear from you… ???? #makedua #pray
Kërkimit për gjetjen e aeroplanit janë ndërprerë, ndërsa gjasat për tu gjetur thonë se janë të vogla.