Një hetim i SPAK, sektorit të hetimit të krimit të organizuar, besohet të ketë zbardhur një vrasje dhe zhdukje personi 5 vite më parë.
Bëhet fjalë për Klevis Lleshin, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2020, dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se 2 vitesh në një fshat të Matit.
Ai është zbuluar si rezultat i erozionit të tokës, dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka kryer testin e ADN-së, nga ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi, 24 vjeç.
Ngjarja fillimisht u hetua nga prokuroria vendore, ndërsa familjarët kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi.
Ngjarja dyshohet të jetë pjesë e një gjakmarrjeje ndër vite, pasi të riut më herët i janë ekzekutuar babai dhe xhaxhai.
Gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona, ndërsa nga GJKKO janë lëshuar edhe masa sigurie. Pritet njoftim zyrtar nga SPAK.















