Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë

Nga Marta Szpala “European Western Balkans”/ Procesi i Berlinit filloi më 2014, për të ringjallur dinamikën e politikës së zgjerimit – mekanizmi kryesor politik i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Gjatë 4 viteve të fundit, ky proces ka rritur bashkëpunimin rajonal në nivele të ndryshme:politik, social, rinor, shkencor dhe të biznesit.

Ai krijoi gjithashtu një dinamikë pozitive në rajon, me një fokus më shumë tek bashkëpunimi sesa tek rivaliteti, dhe i prezantoi konsultimet dypalëshe, si një zgjidhje të problemeve të përbashkëta. Agjenda e Ndërlidhshmërisë – një nga prioritetet kryesore të Procesit të Berlinit, çon në një përdorim më efektiv të burimeve financiare që janë në dispozicion të rajonit, për të rritur zhvillimin ekonomik, dhe integrimin e rajonit brenda dhe me BE-në.

Procesi i Berlinit, ishte gjithashtu një nga faktorët, që shkaktoi një vëmendje të përtërirë në Ballkanin Perëndimor. Kjo u pa, jo vetëm nga një numër i madh vizitash të nivelit të lartë në rajon, por edhe Komisioni Europian, që shpalli strategjinë për një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti, u frymëzua nga propozimet të cilat janë zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, dhe shumë prej tyre janë përfshirë në politikën zyrtare të institucionit të BE-së në rajon. Së fundmi, Këshilli Europian organizoi për herë të parë pas vitit 2003, një samit BE-Ballkani Perëndimor gjatë presidencës bullgare në majin e këtij viti.

Tri presidencat e ardhshme – ato të Austrisë në vitin 2018, dhe Rumanisë dhe Kroacisë në vitin 2019, gjithashtu planifikojnë të kenë në rendin e ditës Ballkanin Perëndimor. Me samitin e Londrës, Procesi i Berlinit, i parashikuar fillimisht për 4 vjet, duket se po shkon drejt fundit. Përkundër nismave të reja të institucionit të BE-së, rritjes së ndërgjegjësimit për sfidat në rajon, dhe efektivitetit të reduktuar të politikës aktuale në rajon, është e qartë se shumica e vendeve të BE-së hezitojnë të miratojnë anëtarësimin e shpejtë të anëtarëve të rinj, apo të mbështesin angazhimin e fortë në rajon, për të motivuar elitat politike atje për zbatimin e reformave të kërkuara.

Edhe pse Johanes Han, duke paraqitur strategjinë e re të Komisionit, deklaroi se BE do të eksportojë stabilitet në Ballkan, ose do të importojë kërcënimet nga rajoni, disa anëtarë kundërshtojnë ofrimin e përfitimeve të prekshme, që do të motivonin elitat e Ballkanit për të zbatuar reformat.

Për më tepër, dobësia e politikës së BE-së në rajon, është shfrytëzuar nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët ofrojnë alternativa për anëtarësimin në union. Kjo është arsyeja, se përse vazhdimi i Procesit të Berlinit është i nevojshëm. Kjo mund të rrisë bashkëpunimin e atyre shteteve anëtare, që mbështesin politikën e zgjerimit.

Fleksibiliteti i këtij procesi, e bën gjithashtu të dobishme zhvillimin e mekanizmave dhe iniciativave të reja, që sjellin dinamika të reja në procesin e reformave, dhe thellojnë integrimin e shteteve në rajon me strukturat e BE-së. Polonia, ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e “derës së hapur”.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, është subjekt i një konsensusi të gjerë nga elita politike dhe shoqëria polake. Sipas zyrtarëve polakë, pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është e plotë apo realisht e bashkuar. Qëndrimi i vendosur pro zgjerimit, bazohet gjithashtu në besimin, se zgjerimi duhet të vazhdojë edhe për shkak të arsyeve që lidhen me sigurinë.

Shtetet e dobëta në lagjen e afërt të BE-së, përbëjnë një kërcënim për shtetet anëtare të BE-së, ndaj ato s’mund të luftojnë në mënyrë efektive trafikimin e e qenieve njerëzore, armëve dhe drogërave, dhe mungesa e një situate të qëndrueshme ekonomike, rrit presionet migratore në rajon.

Ata mund të shfrytëzohen ndërkohë lehtësisht nga rivalët e BE-së. Kombinimi i kushteve strikte me përfitime të prekshme, është zgjidhja më e mirë për problemet e BE-së që dalin nga lagjet jo të qëndrueshme. Pritja e Procesit të Berlinit në vitin 2019, është një mundësi për Poloninë që të rrisë bashkëpunimin me anëtarët e BE-së, për të përmirësuar procesin e zgjerimit, dhe për të luajtur një rol më aktiv në formësimin e politikës së BE-së në rajon.

Polonia, dëshiron të sigurojë vazhdimësinë e arritjeve të samiteve të mëparshme, për të forcuar ndikimin pozitiv të Procesit të Berlinit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, është gjithashtu një kornizë e mirë për të adresuar jo vetëm sfidat e reja të sigurisë, si dezinformimi, siguria kibernetike dhe kërcënimet hibride, por edhe për të rritur bashkëpunimin mbi politikën e migracionit.

Sot ka shumë sfida jashtë dhe brenda BE-së, që e bëjnë më të vështirë zgjerimin e mëtejshëm. Por me Ballkanin Perëndimor vërtetë të transformuar në BE, do të jetë më e lehtë të adresohen të paktën disa prej tyre. Duke qenë plotësues ndaj procesit më teknik të zgjerimit, Procesi i Berlinit, mund të krijojë një dinamikë pozitive, e cila do të lehtësojë arritjen e qëllimit strategjik të futjes së shteteve të Ballkanit në Bashkimin Europian. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Shënim:Marta Szpala, është bashkëpunëtore në Qendrën për Studime Lindore në Poloni

Tags: BE-nëbëjëfortëzgjerimi

TË LIDHURA

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj
Aktualitet

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Next Post
Hëna e përgjakur dhuron spektakël, të gjithë me sytë nga qielli

Hëna e përgjakur dhuron spektakël, të gjithë me sytë nga qielli

Trump mirënjohës ndaj Kim Jong Un, “Faleminderit që më ktheve ushtrinë e vdekur”

Trump mirënjohës ndaj Kim Jong Un, “Faleminderit që më ktheve ushtrinë e vdekur”

Zbulohet projekti i ‘Fushës’ me afro 90 mijë metra katrorë kulla dhe Teatër

Zbulohet projekti i ‘Fushës’ me afro 90 mijë metra katrorë kulla dhe Teatër







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

by mirseda
17:07 | 18/04/2026
0

Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh...

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com