Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

ZGJEDHJET/ Shkelësit e ligjit garojnë bashkë me akademikët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
ZGJEDHJET/ Shkelësit e ligjit garojnë bashkë me akademikët

Gjatë 27-të viteve të tranzicionit  në Shqipëri, një nga pikat më të kritikuara nga ndërkombëtarët ka qenë prania e deputeteve me rekorde kriminale apo të paarsimuar në Parlamentin e vendit.

Pas miratimit me 131 vota të  përbashkëta të opozitës dhe mazhorancës ligjin për dekriminalizimin dhe  ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e këtij ligji të rëndësishëm, duket se ka lënë jashtë kësaj dere disa emrat e “frikshëm” të politikës në vend.

Deputetët që kanë pasur probleme me ligjin:

1-Alban Zeneli- I dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ( 6 muaj)

Kundërshtim të forcave të policisë (30.000 lekë gjobë)

2-Anastas Angjeli-Ndryshim datëlindjeje; 07/05/1956-06/05/1956

3-Arben Ristani- I dënuar me 5 muaj më 18.11.1994 dhe me një vit me kusht, amnistuar pas vendimit të shkallës së parë

4-Armando Prenga- Ndryshim emri; Mondi Prenga

-Prokuroria e Përgjithshme, ndjekje penale 2015, çështje në gjykim

-Gjykata e Lartë, armëmbajtje pa leje, kanosje, plagosje e lehtë, çështje në gjykim-2015

5-Artan Gaçi-Vendim i i formës së prerë më 14. 11. 2006/ pafajësi nga Gjykata e Durrësit

2007-ndryshim i vendimit të shkallës së parë dhe shpallje fajtor. Dënim me gjobë 300.000 mijë lekë

2009-Gjykata e Lartë, prish vendimin e apelit, pafajësi

6-Blendi Klosi- Gjykata e Tiranës; 11.10.1994 vendim i formës së prerë, çështja pushohet, s`ka vepër penale

7- Edi Paloka- Ndalohet nga Policia e Tiranës më 29.11.2000, arrest në flagrancë! Gjykata e Tiranës; miting i paligjshëm, arrest me burg 10 ditor!

8-Edi Rama- Ndryshim emri, deri me 27.11.2002 ka mbajtur emrin Edvin!

9-Fatmir Mediu- Prokuroria Milano, pengim i forcave të policisë për të kryer detyrën/1998/pafajësi me vendim të Gjykatës së Lartë!

-Ndryshim mbiemri nga Mehdihoxha në Mediu!

10 -Helidon Bushati- Ndryshim mbiemri, më parë e ka pasur Fusha!

11-Ilir Xhakolli-Ndryshim emri, më parë quhej Ilirjan!

12- Keltis Kruja- Kërkesë për azil politik në Itali/1997!

13-Enkelejda Shkreli ndryshim emri. E ka pasur Ledi, arsyeja; për botime shkencore dhe publicistike

14-Musa Ulqini-Ndryshim mbiemri, e ka patuar Dobrovoda

15-Nard Ndoka-Ndryshim emri e mbiemri, quhej Mark Ndokaj

16-Parid Cara- Vendim i formës së prerë 02.03.2005,  gjobë 800 euro/Kodi Rrugor

17-Përparim Spahiu- Gjykata e Tiranës, goditje për shkak të detyrës, detyrim paraqitjeje, procedim i pushuar, 2010

18-Pjerin Ndreu- Gjykata e Tiranës; përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike, pafajësi, shtator 2004 masa e sigurisë, qershor 2005 pafajësi nga Apeli.

19-Robert Bitri-Ndryshim emri nga Albert bëhet Robert!

20-Tom Doshi- Kolegji ushtarak i gjykatës së Durrësit/ 25.05.1990/ 1 vit burg; “sjellje e padenjë në shoqëri”

I ndaluar nga prokuroria e përgjithshme në vitin 2015, caktuar me vendim të Gjykatës së Lartë “arrest shtëpie” dhe ndryshim mase më pas në “detyrim paraqitjeje”, prill 2015

21-Mhill Fufi- I proceduar nga prokuroria e Kurbinit në vitin 2000/pushim procedimi neni 114/1

Prokuroria e Tiranës 2001/pushim procedimi, neni 114/1

Prokuroria e Tiranës për ngjarjet e 14 shtatorit, tetor 2000, pushim i procedimit!

Gjykuar në Kurbin dhe Tiranë dhe pushuar nga prokuroria, vepra penale “shfrytëzim prostitucioni”

Po ashtu, kujtojmë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaron se mirëpret largimin nga Parlamenti të deputetëve me problem , dhe ka theksuar  se personat me precedentë penalë nuk kanë vend në institucionet shtetërore në një vend anëtar të NATO-s.

Sakaq  fushatë parlamentare  ndryshe nga herët e  tjera që jemi mësuar të shohim, përpos se nuk ka pasur incidente dhune, në listën e kandidatëve  për deputetë  janë vrejtur emra që vijnë nga bota akademike.

Akademikët

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi me PD-në
 
Mban titullin Profesor që nga viti 2007 dhe gradën Doktori Shkencave Historike nga vitit 1997.

Fushat e ekspertizës: Profesor i Historisë Moderne Botërore, Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Ballkanit, i  të Drejtës Publike dhe Historisë së Institucioneve në Universitetin Europian të Tiranës.

Fushat e Kërkimit Shkencor: Historia e Pavarësisë së Shqipërisë, 1910-1921, ndërkohë që një pjesë e veprimtarisë kërkimore ka përfshirë periudhën e mbretërisë shqiptare 1928-1939 dhe periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe raporteve Shqipëri-Jugosllavi për çështje te Kosovës.

Njëkohsisht, Romeo Gurakuqi është Visiting Fellow pranë London School of Economics and Political Science. Autor i monografive “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911” (janar 2002) dhe “Shqipëria dhe Çështja Shqiptare, pas Luftës së Parë Botërore, 1918-1921” (botuar mars 2007), “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914” (botuar shkurt 2011) dhe “Shqipëria 1911-1914” (tetor 2012), i teksteve bazë universitare: “Historia e Kohës së Re 2 (Qytetërimi Perëndimor) 1775- 1871”, “Historisë së Kohës së Re 3, (Qytetërimi Perëndimor) 1871-1918” (në bashkautorësi me Menduh Dërguti), “Historia e Institucioneve Perëndimore”, “Hyrje në të drejtën publike”, “Hyrje në Studimin e Historisë”, (në bashkautorësi me Walter Höflechner dhe Gëzim Hoxha), dhe autor i një numri artikujsh studimorë kushtuar historisë politike dhe diplomatike të Shqipërisë në periudhën 1910-1914, 1918-1921, 1925-1936, 1941-1945 dhe autor seri analizash botuar në shtypin shqiptar etj. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006, Romeo Gurakuqi drejtoi revistën shkencore “Phoenix”, organ i Qendrës së Studimeve Shqiptare “Ernest Koliqi”, Shkodër.

Bashkëthemelues  i UET. Nga viti 2006 deri më 2008 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale UET. Aktualisht është drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore, pranë UET, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, Anetar i Bordit Drejtues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tirane dhe Anetar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

Valentina  Duka me PD-në

2016 e në vijim – Dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

2008 – 2015 – Zv. Dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

1993 – 2008 – Përgjegjëse e Departamentit të Historisë, Universiteti i Tiranës

1994 – 1997 – Dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

1995 – 1997 – Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës, Universiteti i Tiranës

Adnor Shameti me PS-në

lindi në 12 maj 1973 në qytetin e Skraparit. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik. Në vitin 2008 ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Drejtësi. 1993-1994  Specializim në arenën ndërkombëtare, Hollandë. Në veprimtarinë profesionale ka një veprimtari shumë të pasur në fushën e drejtësisë. Në vitet 1995 e në vazhdim Avokat, antar i Dhomës së Avokatisë  Tiranë 2006-2014. Drejtues në një universitet privat.

Vizita e kualifikime të shumta në vende të Bashkimit Europian dhe SHBA, si dhe pjesmarrje në koferenca të shumta brenda dhe jashtë vendit. Autor i parë dhe bashkëautor në disa botime dhe artikuj shkencorë të publikuara brenda dhe jashtë vendit. Zoti Shameti  është zgjedhur kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun Berat, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ediola Braha me LSI-në

Ediola Braha është kandidatja e dytë në listën LSI-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.

Që prej vitit 2011 ajo është kryetare e kësaj partie në Tepelenë, si dhe drejtoreshë në spitalin e qytetit.

Referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Ediola Braha rezulton e padënuar më parë, ndërsa thotë se ka qenë në Athinë për pushime në periudhën nëntor 2002-janar 2003.

Sa i përket CV-së, ajo thotë ndër të tjera se ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që sipas deklarimit të saj kanë zgjatur 7 vjet nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Gjatë muajit të kaluar, Vangjel Tavo e prezantoi Ediola Brahën në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së.

 

 

 

 

 

Tags: Adnor ShametiakademikëtEdiola BrahagarojnëRomeo GurakuqiShkelësit e ligjitValentina Duka

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Rama dhe Basha “nuk e përfillin” Metën

Meta: Rama i dobët para të fortëve; Basha ka 48 orë të reflektojë

STUDIMI/ Truri fshin kujtimet e padobishme

STUDIMI/ Truri fshin kujtimet e padobishme

Bota e fëmijëve në dy kohë; Shabani: Në këtë ekspozitë e gjejnë veten edhe të rriturit

Bota e fëmijëve në dy kohë; Shabani: Në këtë ekspozitë e gjejnë veten edhe të rriturit

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com