Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet për në Kongres dhe politikat e Donald Trump

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Zgjedhjet për në Kongres dhe politikat e Donald Trump

Ndërsa zhvillon fushatë për kandidatët e partisë së tij, republikane, Presidenti Donald Trump duket qartë se synon ta bëjë imigracionin çështje madhore në zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres. Por kjo strategji përfshin një farë rreziku politik, pas kritikave të ashpra që iu bënë administratës lidhur me ndarjen e fëmijëve nga prindërit që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Javën e kaluar Presidenti u tërhoq vetë nga kjo politikë.

Gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut, Presidenti Trump i paralajmëroi demokratët e opozitës për çështjen e imigracionit:

“Demokratët kërkojnë hapjen e kufijve dhe nuk duan t’ja dinë për krimet. Ne duam të kemi kufij të sigurtë. Këtë vit patëm numrin më të ulët në 70 vjet të imigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend. Me gjithë ankesat, jemi duke bërë punë shumë të mirë.”

Javën e kaluar, zoti Trump u tërhoq nga politika e ndarjes së fëmijëve të imigrantëve nga prindërit e tyre, pas protestave që morën më pas ngjyra partiake.

Por synimi i administratës është të ketë siguri në kufi, thotë Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions:

“Ne vazhdojmë t’i ndjekim ligjërisht të rriturit që hyjnë ilegalisht në vend. Do të bëjmë gjithçka për të shmangur ndarjen e familjeve.”

Qëndrimi i zotit Trump vazhdon të shoqërohet me protesta, si njëra, gjatë së cilës demonstruesit u përpoqën të bllokojnë një autobus plot me imigrantë në një qendër në Teksas.

“Njerëzit duhet të bëjnë rezistencë ndaj kësaj sjelljeje. Nuk mund ta pranojmë këtë lloj racizmi si diçka normale. Kjo nuk është normale sot në Amerikë.”- thotë Gabriel Rosales, i Ligës së Qytetarëve latino-amerikanë.

Disa shtete kanë hapur procese gjyqësore për ta detyruar administratën Trump të ribashkojë familjet e imigrantëve, si për shembull Nju Yorku, nën drejtimin e guverntorit Andrew Cuomo.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me Demokratët dhe Republikanët. As me liberalët dhe konservatorët. Kjo është çështje bazë, që lidhet me mënyrën se si i trajtojmë fëmijët. Është çështje humanitare, çështje vlerash njerëzore.”- tha zoti Cuomo.

Fokusi i zotit Trump tek imigracioni dhe siguria kufitare synon kryesisht të forcojë mbështetjen e përkrahësve të tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, thotë analisti Larry Sabato:

“Ata nuk janë aspak të interesuar tek pikëpamjet e demokratëve, apo të të pavarurve, apo prirjeve të tjera të elektoratit amerikan. Ata shqetësohen vetëm për bazën e tyre, që është shumë kundër imigracionit.”

Anketat e kohëve të fundit tregojnë se Trump vazhdon të ketë popullaritet mes votuesve republikanë. Por fokusi i tij i tepërt tek baza e partisë, po kufizon aftësinë e tij për ta zgjeruar mbështetjen, thotë Frank Newport, i firmës anketuese Gallup, shkruan voa.

“Demokratët janë të vendosur për të mos e mbështetur zotin Trump. E kundërta ndodh me republikanët, ata e mbështesin. Pra, nëse këto dy grupe janë të vendosura në qëndrimet e tyre, është e vështirë që mbështetja për një president si Trumpi të shtohet shumë.”

Zoti Trump u ka bërë thirrje përkrahësve të tij ta sfidojnë historinë, duke e ditur fare mirë, se presidentët e mëparshëm zakonisht, gjatë mandatit të tyre të parë, kanë pësuar humbje në zgjedhjet e mesit të mandatit.

TË LIDHURA

Parlamenti ukrainas shkarkon ministren e Energjisë pas përfshirjes në korrupsion
Bota

Parlamenti ukrainas shkarkon ministren e Energjisë pas përfshirjes në korrupsion

14:59 | 19/11/2025
Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia
Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia

12:32 | 19/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Next Post
Formula 1/Ferrari pas Verstappen në Austri, katastrofë Mercedesi

Formula 1/Ferrari pas Verstappen në Austri, katastrofë Mercedesi

‘FIFA’ parashikoi eliminimin e Argjentinës dhe Portugalisë, ja fituesi

‘FIFA’ parashikoi eliminimin e Argjentinës dhe Portugalisë, ja fituesi

Mijëra protestues kundër politikave të Trump për emigracionin

Mijëra protestues kundër politikave të Trump për emigracionin







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

by mirseda
18:17 | 19/11/2025
0

Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e...

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com