Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zgjedhjet në Himarë, Opozita kërkon pavlefshmërinë, KAS shtyn seancën për shqyrtimin e ankimimit

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Zgjedhjet në Himarë, Opozita kërkon pavlefshmërinë, KAS shtyn seancën për shqyrtimin e ankimimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë për të enjten seancën për shqyrtimin e ankimimit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme vendore që u mbajtën në Himarë më 4 gusht 2024. Sipas materialit ankimor të depozituar në KAS, objekti i ankesës është “Kundërshtim i vendimit “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të KZAZ-së nr. 88”.

Debati është përqendruar te zgjedhësit me kartë identiteti të skaduar. Sipas administratës, janë 6 mijë zgjedhës, të cilët kanë figuruar me kartë identiteti të skaduar. Opozita thotë se, janë mbi 200 zgjedhës, votues të regjistruar që kanë rinovuar kartat e skaduara dy ditë para zgjedhjeve, që nuk janë njohur nga pajisja elektronike.

Por, për socialistët, kjo nuk përbën provë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, pasi votuesit janë identifikuar manualisht. “Kjo vërteton se personat që kanë pasur pasaportat, kanë pasur emrin në listë dhe kanë votuar. Ku është pavlefshmëria?”, pyeti përfaqësuesi socialist në KQZ, Eridian Salianji. Mbledhja e KAS u shty për pak në orë me qëllim për t’i vënë në dispozicion opozitës disa informacione shtesë nga administrata. Në mbledhjen që u zhvillua më pas opozita kërkoi kohë të shqyrtojë materialin e dorëzuar nga administrata dhe për këtë arsye KAS vendosi shtyrjen e seancës për ditën e enjte.

Opozita kërkoi nga administrata e KQZ: raportin e audituesit teknicien, lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në Himarë; raportin e shkruar ose e-mail të kompanisë “Smarmatic” që menaxhon sistemin e pajisjeve PEI, pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë, lidhur me ecurinë e procesit të identifikimit të zgjedhësve në 36 QV e Bashkisë Himarë; kopje të të gjithë regjistrave të posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar; kopje e të gjitha procesverbaleve apo dokumenteve të tjerë të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pajisja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024; dokumentacionin që disponon administrata e KQZ që tregon shtimin me mbi 360 zgjedhës të rinj në Himarë që nga zgjedhjet e 14 majit 2024; listën e personave të caktuar si komisionerë nga Partia Socialiste në 36-QV në Himarë, dhe funksionin në Administratën Publike (Qendrore apo Vendore) të atyre individëve që ishin pjesë e saj deri në 4 gusht 2024; dokumentacionin që vërteton se këta persona ishin pajisur me autorizim/leje paraprake nga DAP për t’u angazhuar në procesin zgjedhor.

TË LIDHURA

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’
Aktualitet

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

11:54 | 20/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS
Aktualitet

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
Next Post
Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me bizhuteri në vlerë 69 mijë euro

Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me bizhuteri në vlerë 69 mijë euro

Aksident i rëndë në vend, makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë në vend, makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, zbardhen detajet e para

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë , motomjeti del nga rruga, raportohet për të lënduar

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë , motomjeti del nga rruga, raportohet për të lënduar







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Kosovo

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

by mirseda
12:05 | 20/11/2025
0

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të...

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

12:00 | 20/11/2025
Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

11:54 | 20/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com