Teksa është mbyllur orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në bashkitë e vendit.
Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.
Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total. Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.