Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Arrestohen shtatë persona në Graçanicë, shantazhonin votuesit

2 javë ago
in Kosovo

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar shtatë persona të nacionalitetit serb në afërsi të Prishtinës të mërkurën, nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve në prag zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të muajit të ardhshëm, duke nxitur reagime nga Serbia fqinje.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ata u arrestuan në Graçanicë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave të lartcekura.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pesë persona u ndaluan për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë”, komunë me shumicë serbe në Kosovë.

Këto arrestime ndodhën pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë.

Sveçla shkroi në Facebook se “akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë”.Këto arrestime ndodhën pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë.

Sveçla shkroi në Facebook se “akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë”.

Prokuroria, ndërkaq, tha se ka vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediale mbi pretendimet e Rashiqit, i cili është lider i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Radio Evropa e Lirë (REL) më 18 maj publikoi dëshmi të disa personave që thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiqit.

Ata kishin punuar për dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit udhëhiqen kryesisht nga anëtarë dhe zyrtarë të Listës Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’ nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Prokuroria ka mbledhur deklarata dhe prova mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e arrestuar kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen me këtë vepër penale.

I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Serbe. Zyrtari i saj, Igor Simiq, në konferencë për shtyp tha se janë arrestuar drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, dhe se në këtë “më drejtpërdrejt ka marrë pjesë Nenad Rashiq, sepse ka targetuar serbët”.

Ai vlerësoi se në këtë mënyrë po kryhet “integrim i dhunshëm” i institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Këto institucione në mjediset serbe funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që kanë mbetur, pasi gjatë dy viteve të fundit të gjitha të tjerat janë mbyllur nga autoritetet e Kosovës, me arsyetimin se janë “paralele dhe ilegale”.

Çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë është hapur në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se nevojitet “inkorporimi dhe bashkimi i tyre”.

“Këto arrestime të sotme nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet, kjo është një përpjekje për të sulmuar shëndetësinë dhe arsimin serb dhe nga ana tjetër, nëse flasim për zgjedhjet, për t’i ndihmuar Nenad Rashiqit që me forcë t’i fitojë votat e popullit serb”, tha Simiq.

Ai deklaroi se punonjësit e “sanksionuar” në institucionet serbe që kanë mbetur pa punë kanë të drejtë ankese, dhe se drejtorët “i kanë kryer me nder detyrat e tyre”.

Reagime pati edhe nga autoritetet në Serbi. Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, deklaroi se “të gjithë personat që me veprimet e tyre kanë kontribuar në ndalimin e pesë serbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Republikës së Serbisë nga pjesa qendrore e Kosovës, do të ndiqen dhe sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”, njoftoi MPB e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha të mërkurën se i kishte njoftuar të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, për këto arrestime, duke iu kërkuar “të angazhohen urgjentisht në këtë çështje”.

Petkoviq e karakterizoi arrestimet si “rrëmbim të paligjshëm dhe të pabazuar”.

“Sjellja e drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Republikës së Serbisë nga zona e Kosovës qendrore me urdhër të Albin Kurtit është një përpjekje e Prishtina për të ushtruar trysni të papranueshëm dhe për të frikësuar votuesit serbë në këto zona, në mënyrë që Kurti të mund të shtyjë të preferuarin e tij Nenad Rashiq në zgjedhjet e ardhshme”, tha Petkoviq.

Në disa vendime për largim nga puna, të cilat REL-i i ka parë, thuhet se të punësuarit për një periudhë më të gjatë kanë shprehur publikisht bindjet e tyre politike, në kundërshtim me “interesat për të cilat përcaktohet popullsia serbe në Kosovë, e cila jeton në sistemin institucional që nuk e njeh Republika e Serbisë”.

Rashiq, në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, më 14 maj, deklaroi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna dhe se në periudhën e ardhshme pritet që edhe rreth 40 persona të tjerë të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Rashiq, po ashtu, pretendoi se simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij po ndalohen në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ku pyeten se për kë do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Lista Serbe i mohoi këto pretendime, duke thënë se Rashiq nuk ka legjitimitet dhe se po përpiqet të “arsyetojë” humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat e fitoi partia e Rashiqit.

REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë me pyetje nëse janë në dijeni për pretendimet mbi largimet nga puna për arsye politike në mjediset serbe në Kosovë, dhe nëse do të ndërmarrin hapa konkretë. Përgjigje nuk ka pasur.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe do të ketë si kundërshtar të vetëm partinë e Rashiqit, i cili në dy raste ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit./REL

TË LIDHURA

Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian mesazh të prerë nga Prishtina: Integrimi në BE mbi ndarjet politike!

15:19 | 03/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian vijon turin në Ballkanin Perëndimor, Costa mbërrin në Kosovë,

12:11 | 03/06/2026
Kosovo

I morën paratë të miturit dhe e plagosën me thikë, arrestohen tre persona në Gjakovë

20:47 | 02/06/2026
Next Post

Rama kritikon BE-në: Gaboi me Rusinë, Shqipëria të anëtarësohet pa veto

I dehur në timon u përplas me automjetin e policisë, ‘arrest në burg’ për 44-vjeçarin në Durrës

Conte drejt largimit nga Napoli, Sarri favorit për rikthimin tek “azzurrët”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com