Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se negociatat mes PL dhe Partisë Demokratike janë në fazën përfundimtare dhe pritet që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje mes dy forcave opozitare.
I ftuar në studion e News24, Blushi theksoi se detajet e negociatave do të bëhen publike në momentin që partitë e konsiderojnë të përshtatshme.
Ai ftoi të gjithë qytetarët dhe forcat opozitare t’i bashkohen këtij koalicioni për të sjellë, siç u shpreh ai, një epokë të re në vend.
“Kushdo që e ndjen veten opozitar dhe vlerëson se interesi kombëtar është më i madh se ai personal, dhe që nuk është dakord me keqqeverisjen e Edi Ramës apo shpopullimin e vendit në 12 vitet e fundit, është i ftuar në koalicionin tonë për t’i kthyer vendit një epokë të re më 11 maj,” u shpreh Blushi.