Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zëri i Amerikës: Tjetër kryebashkiak i Ramës në skandal seksual

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Videoja erotike e Safet Gjicit, reagon qeveria: U shkarkua menjëherë

Në Shqipëri kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, dha sot dorëheqjen nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Menjëherë më pas dhe Qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte rregjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.

Një tjetër kryebashkiak socialist, përfshihet në një skandal me sfond seksual. Pas rastit të ish drejtuesit të Bashkisë së Dibrës, i cili 7 vjet më parë, u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, sot në rrjetet sociale qarkulloi videoja e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i rizgjedhur në këtë post më 14 maj, si përfaqësues i Partisë socialiste, teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

Reagimi i parë erdhi nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, kompetencë e së cilës janë dhe veprat penale të funksionarëve të lartë të shtetit. Kjo prokurori bëri të ditur se kishte nisur një procedim penal, me iniciativë të saj.

Kryebashkiaku i Kukësit, njoftoi më pas, përmes një postimi në Facebook, dorëheqjen si “një detyrim minimal” ndërsa kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Në postimin e tij, kryebashkiaku pranon se “prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke shtuar megjithatë se “nuk ka asnjë justifikim për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth”, shkroi ai. Ndonëse përballë një rasti flagrant, kryetari i Bashkisë, përpiqet t’i japë edhe kësaj ngjarjeje ngjyrime politike, duke fajësuar kundërshtarët e vet politikë.

Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi përmes ministres së Financave, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.

Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv”./VOA

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Safet Gjici jep dorëheqjen pas skandalit seksual në zyrën e tij

Skandali me Safet Gjicin, vjen reagimi nga Belind Këlliçi

“Notova në det për dy orë i rrethuar nga trupat e vdekur të fëmijëve”, të mbijetuarit e tragjedisë në brigjet greke japin dëshmitë rrëqethëse: Tentova vetëvrasjen

“Notova në det për dy orë i rrethuar nga trupat e vdekur të fëmijëve”, të mbijetuarit e tragjedisë në brigjet greke japin dëshmitë rrëqethëse: Tentova vetëvrasjen

“Mami ka gjithë ditën në gjumë”, gjendet pa jetë 38-vjeçarja, ndodhej në banesë vetëm me fëmijën 4 vjeç

“Mami ka gjithë ditën në gjumë”, gjendet pa jetë 38-vjeçarja, ndodhej në banesë vetëm me fëmijën 4 vjeç







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com