Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës

1 vit ago
in Bota
Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen këtë vit, nëse bisedimet i japin fund “fazës së nxehtë” të luftës me Rusinë, duke e mundësuar heqjen e gjendjes së luftës.

Duke folur në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas më 2 janar, Zelensky tha se mbajtja e zgjedhjeve të shtyra për kohë të gjatë do të varet nga pozita në të cilën do ta gjejë veten Ukraina pas ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës për zmbrapsjen e trupave pushtuese ruse.

“Sa i përket vitit 2025, nëse ia dalim t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës për Ukrainën; nëse e arrijmë këtë së bashku me një ushtri të fuqishme, me një paketë të madhe armatimi dhe me garanci të forta për sigurinë, atëherë ato [zgjedhjet] do të mbahen”, tha Zelensky.

“Pas kësaj, në parim, ne mund ta mendojmë shfuqizimin e gjendjes së luftës në Ukrainë. Sapo kjo të ndodhë, topi do të jetë në fushën e Parlamentit, i cili mund ta caktojë pastaj një datë për zgjedhje. Mendoj se nuk ka nevojë të presim me vite [për zgjedhje] kur të hiqet gjendja e luftës”, shtoi ai.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt përfundoi më 20 maj 2024.

Zelensky, 46-vjeçar, nuk tregoi nëse do të kërkojë ndonjë mandat tjetër si lider i vendit.

“Nëse bëj më shumë se çfarë mundem, atëherë mbase do ta marrë ketë vendim më me pozitivitet. Sot, ky nuk është synimi im”, theksoi ai.

Zgjedhjet presidenciale duhej të mbaheshin në mars apo prill 2024, por ato u shtynë për shkak se vendi është ende në gjendje lufte.

Sipas Kushtetutës së Ukrainës, Zelensky duhet patjetër të vazhdojë t’i kryejë detyrat e presidentit derisa të zgjidhet lideri i ri i shtetit.

Zgjedhjet parlamentare duhej të mbaheshin më 29 tetor 2023, por edhe ato u shtynë për shkak të zbatimit të gjendjes së luftës.

Ukraina është në gjendje lufte prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Zbatimi i saj është zgjatur për periudha prej 90 ditësh plot 13 herë nga Parlamenti.

Ligjvënësit duhet ta ndryshojnë ligjin për ta mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së luftës.

Shumë analistë dhe politikanë kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë, zhvendosjen e votuesve dhe infrastrukturën si pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve legjitime në Ukrainë në rrethanat e tanishme.

Derisa Rusia e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim për statusin e tij si lider i Ukrainës, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë mbështetur duke thënë se Zelensky “mbetet… personi me të cilin sekretari i Përgjithshëm komunikon kur ka nevojë të kontaktojë udhëheqësin ukrainas”.

TË LIDHURA

Pas bllokimit online në Moskë, Putin rikthehet në “zyrën bezhë”, shtohen dyshimet për vendndodhjen
Bota

Pas bllokimit online në Moskë, Putin rikthehet në “zyrën bezhë”, shtohen dyshimet për vendndodhjen

21:30 | 18/03/2026
Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit
Bota

Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit

21:22 | 18/03/2026
Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik
Bota

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

21:11 | 18/03/2026
Next Post
Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Kurti ‘harron’ bashkimin kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar

Kurti 'harron' bashkimin kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar

Parashqevi Simaku përmbush ëndrrën e saj, këngëtarja takon të birin pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku përmbush ëndrrën e saj, këngëtarja takon të birin pas shumë vitesh







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

by mirseda
21:37 | 18/03/2026
0

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Konfirmohet nga policia...

Pas bllokimit online në Moskë, Putin rikthehet në “zyrën bezhë”, shtohen dyshimet për vendndodhjen

Pas bllokimit online në Moskë, Putin rikthehet në “zyrën bezhë”, shtohen dyshimet për vendndodhjen

21:30 | 18/03/2026
Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit

Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit

21:22 | 18/03/2026
Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

21:11 | 18/03/2026
Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

20:57 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com