Policia në Mallakastër ka gjetur dhe asgjësuar një me 1881 fidanë narkotikë kanabis sativa në fshatin Çërrilë. 2 persona u vunë në pranga, ndërsa u procedua penalisht kryeplaku i fshatit dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për shtetasin M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale”, bëri me dije policia.