Është zbardhur misteri i humbjes së gjurmëve nga Servet Bokcia disa ditë më parë. Pas thirrjes së familjarëve, AlbEu kërkoi nga lexuesit që të informonin nëse e kishin parë diku të riun, por duket se shpresat kanë qenë të kota.
Policia njoftoi sot se është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit te diga e liqenit të Paskuqanit. Blutë thonë se ka dyshime se ai është vetëmbytur.
“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.