Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohet arsyeja e vendimit, pse ish-ministri Saimir Tahiri u lirua nga burgu

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Zbulohet arsyeja e vendimit, pse ish-ministri Saimir Tahiri u lirua nga burgu

Ish-ministri, Saimir Tahiri, u lirua sot nga qelia me vendim të Gjykatës së Elbasanit. Tahiri ka lënë qelinë pas më shumë se 1 viti në burg.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se vendimi është marrë pas një ekspertize mjekësore që përcakonte se Tahiri nuk mund të qëndronte më në burg.

Mësohet se ky vendim u bazua tek gjendja familjarëve të Tahirit, pas vdekjes së babait të tij, si edhe për shkak të fëmijëve dhe nënës së sëmurë.

Lirimi i tij nga qelia u vendos sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.

Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, Tahiri do të vazhdojë pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest shtëpie” Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Sipas Apelit të GJKKO Tahiri rezulton se ka pasur lidhje me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit.

Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi.
Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi “betejën” e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster.

Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj , të afërm të Tahirit.

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, avokati: Do të kujdeset për fëmijët e mitur, bashkëshortja e ish-ministrit vuan nga një sëmundje

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, avokati: Do të kujdeset për fëmijët e mitur, bashkëshortja e ish-ministrit vuan nga një sëmundje

Berisha sfidon policinë dhe Ramën për protestën

Lirimi i Tahirit nga burgu, Berisha: Doli me urdhër të kryeministrit, “kërcënoi” Ramën se do t’i zbërthente lidhjet me bandat

Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, reagon Gazment Bardhi: Është një tallje me drejtësisë

Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, reagon Gazment Bardhi: Është një tallje me drejtësisë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com