E ardhmja e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarrit sa vjen e duket më larg me Italinë dhe Serie A. Tuttosport ka zbuluar skenarin se si Chelsea ka joshur teknikun italian duke përdorur nja ribashkim me sulmuesin Gonzalo Higuain. Trajneri raportohet se është pranë një transferimi në Stamford Bridge këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi 8 milionë euro në kontratën e tij.Sipas gazetës torineze, nëse Sarri ulet në stolin e Bluve, ai do të kërkojë ribashkimin me Higuain. Edhe pasi Pipita shkoi tek Juventus, respekti dhe admirimi ka mbetur edhe pas divorcit, me Higuain që është shprehur se do të kishte dëshirë të punonte sërish me Sarri-n.Në sezonin e tij të fundit te Napoli, Higuain ka vendosur një rekord historik në Serie A me 36 gola në 35 ndeshje. Më pas ai shkoi te Juve në 2016 kur Bardhezinjtë paguan 90 milionë eurot e klauzolës së lirimit të lojtarit. Si pjesë këmbimi pritet të përdoret Alvaro Morata, i cili ka shprehur dëshirën e rikthimit në Serie A.