Diego Kosta ka marrë një super ofertë nga Superliga Kineze. Sulmuesi i bluve të Londrës mund të largohet nga Chelsea.
Të paktën kështu shkruan “The Sun”, sipas së cilës ideja e transferimit ka nisur të marrë jetë dhe pritet të sjellë zhvillime në fund të sezonit.
Gjatë 2017-ës, Kosta ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka 6 ndeshje pa shënuar, gjë që ka shqetësuar drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur ta shesin në fund të sezonit.
Përveç Kinës, për lojtarin është interesuar edhe klubi spanjoll, Atletico Madrid.