Politikani dhe biznesmeni i njohur rumun, Xhixhi Bekali ka bërë një deklaratë që po ka bërë bujë dhe po komentohet shumë.
Ai është shprehur publikisht kundër futbollit për femra, duke i cilësuar këto të fundit si pa fizik të përshtatshëm për këtë sport.
Ish-pronari i Steauas së Bukureshtit, skuadrës më të famshme të vendit dhe kampione Europe më 1986, bëri një deklaratë seksiste teksa tha në një intervistë për “Pro TV”: “Nëse UEFA do na detyrojë të gjitha klubeve që të kemi një skuadër femrash, unë do ta lë botën e futbollit. Femrat mund të luajnë basketboll apo volejboll, por nuk janë bërë për futboll.
Nuk kanë fizikun e përshtatshëm dhe është diçka kundër natyrës. Si të gjithë njerëzit e kësaj bote, kam bërë mëkate në të shkuarën. Por, nuk do të përmbush kurrë vullnetin e Djallit kundër formave që Zoti u ka dhënë grave për të tërhequr vëmendjen”.