Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Mike Dubke ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Mike Dubke mban këtë detyrë prej tre mujash, ndërkohë që ende nuk janë bërë të njohura arsyet që kanë çuar atë drejt kësaj vendimëmarrjeje.
I cilësuar si strateg republikan me përvojë, ai u angazhua për të ripërtërirë strategjinë e medias së Shtëpisë së Bardhë.
Momentalisht thuhet se sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer do të mbajë pozicionin e tij, por kjo pritet të çojë në reduktimin e informacionit në media. /BBC/Tirana Today/