Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e Mauro Icardi-t, ka thënë se kapiteni i Inter-it “do të ishte i lumtur” t’ia jepte shiritin e kapitenit Kwadwo Asamoah për një ndeshje.
Kryebashkiaku i Milano-s, Giuseppe Sala, ka sugjeruar që ganezi ta mbante shiritin si një gjest simbolik pas fyerjeve raciste që disa prej tifozëve zikaltër i drejtuan qendërmbrojtësit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly.
“Mauro do të ishte i lumtur t’ia dorëzonte shiritin e kapitenit Asamoah-s”, ka thënë Wanda gjatë emisionit “Tiki Taka”.
Nuk është akoma e qartë nëse ganezi do të mbajë shiritin gjatë ndeshjes me Empoli-n, por pritet që lojtarët e Inter të bëjnë një gjest solidariteti pas ngjarjeve të së mërkurës.