Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Krujë, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur me çekiç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku sipas policisë “gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç”.
Autori i dyshuar për ngjarjen është vënë në pranga, ndërsa dyshohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie.
Shërbimet e Policisë shoqëruar dhe shtetas të tjerë që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim…















