Andri Vokrri, 28-vjeçari i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou, 57 vjeç, ka shfaqur pendesë për krimin që ka kryer.
Ai është rimarrë në pyetje pasi i ka dalë pija dhe ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë. 28-vjeçari i tha policisë se ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur apo nëse personi që ishte konfliktuar kishte vdekur.
“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pashë që makina u gërvisht dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka deklaruar 28-vjeçari.
Ndërsa dy shokët e tij, L. G. dhe F. K. të arrestuar për moskallëzim krimi kanë thënë se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika.
Ngjarja e rëndë u shënua në aksin rrugor Thumanë-Krujë.















