Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasje, dhunime, keqtrajtime – ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Gjakovë

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Vrasje, dhunime, keqtrajtime – ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Gjakovë

Muharrem Ibraj është shqiptari nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte kryer krime ndaj shqiptarëve nën uniformën e policisë serbe.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Muharrem Ibraj, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Ibraj në verën e vitit 2005 ishte paraqitur në Hagë, si dëshmitar mbrojtës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, raporton Paparaci. Muharem Ibraj ishte emëruar nga Momçilo Stanojeviç, kryetari i komunës, si shef i “sigurisë lokale”.

Një dëshmitar i prokurorisë dëshmoi se kjo forcë sigurie përbëhej nga shqiptarë besnikë ndaj Serbisë. Megjithatë, Ibraj beson se gjëja e rëndësishme ishte se “kudo që vepronte siguria, as serbët dhe as shqiptarët nuk dëmtoheshin.”

Ai shtoi se në qershor 1999 ishte i detyruar të largohej nga Kosova dhe se pas dislokimit të KFOR-it, gjashtë anëtarë të familjes së tij u rrëmbyen, pasi nuk bashkëpunonin me UÇK-në. Kur një gjyqtar e pyeti pse nuk e mbështeste UÇK-në, Ibraj u përgjigj: “UÇK-ja ishte kundër shtetit.”Dyshohet se Ibraj tani jeton me një pension në Serbi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.

TË LIDHURA

Aksioni i IKMT në Theth/ Shehu : As në diktaturë policia nuk doli e armatosur
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/ Shehu : As në diktaturë policia nuk doli e armatosur

11:48 | 12/07/2025
Kanosi në lokal me sëpatë 2 persona, policia arreston 44-vjeçarin në Durrës
Aktualitet

Kanosi në lokal me sëpatë 2 persona, policia arreston 44-vjeçarin në Durrës

11:41 | 12/07/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

11:14 | 12/07/2025
Next Post
Kontrabandë armësh në Mitrovicë, policia arreston 16 persona

Kontrabandë armësh në Mitrovicë, policia arreston 16 persona

Problemi i Tiranës është sulmi, bardheblutë me nëntë ndeshje pa gol në Superiore

Problemi i Tiranës është sulmi, bardheblutë me nëntë ndeshje pa gol në Superiore

Shkodra e tronditur nga aksidenti fatal, pasioni për motorët i mori jetën (FOTO)

Shkodra e tronditur nga aksidenti fatal, pasioni për motorët i mori jetën (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

SHBA përkrah njohjen e Kosovës në OKB, kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Kosovo

SHBA përkrah njohjen e Kosovës në OKB, kërkon mbylljen e UNMIK-ut

by mirseda
12:10 | 12/07/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Misionit të Shteteve të...

Aksioni i IKMT në Theth/ Shehu : As në diktaturë policia nuk doli e armatosur

Aksioni i IKMT në Theth/ Shehu : As në diktaturë policia nuk doli e armatosur

11:48 | 12/07/2025
Kanosi në lokal me sëpatë 2 persona, policia arreston 44-vjeçarin në Durrës

Kanosi në lokal me sëpatë 2 persona, policia arreston 44-vjeçarin në Durrës

11:41 | 12/07/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

11:14 | 12/07/2025
Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë. Mes shefave të rinj dhe një grua

Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë. Mes shefave të rinj dhe një grua

11:00 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com