Sipas dëshmisë së Erjon Alibejt, urrejtja e Suel Çelës ndaj familjes Çapja kishte nisur që në kohën e vrasjes së Dritan Shemes, një figurë që Sueli e konsideronte si idhull. Për vrasjen e Shemes dyshohej familja Çapja, dhe kjo kishte mbjellë farën e një konflikti që do të zgjaste me vite.
Sueli ka patur një urrejtje të theksuar për Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ardian Çapjan të cilin e quante si më kryesorin e Çapjave. Kjo urrejtje, me sa më ka shpjeguar ka lindur që në momentin që është vrarë Dritan Sheme e në vazhdim pasi Sueli megjithëse ka qenë në moshë të re në kohën kur Dritan Sheme ishte gjallë dhe e kishte Dritanin si idhull. Për vrasjen e Dritan Shemes dyshohej që autor ishin anëtarët e familjes Çapja.
Dritan Sheme ishte një emër që trembte dikur në Elbasan. Ai konsiderohej si njeriu më influent në Elbasan. Nga të parët të rinj që kishte emigruar dritan Sheme, rikthehet në vendlindje në vitin 2004, pak pasi kishte dalë nga burgu në Holandë, ku kishte vuajtur dënimin për trafik droge.
Një nga ngjarjet më të njohura që lidhen me emrin e tij është vrasja e Sokol Çapjes, dikur mik i tij. Në atë kohë 34 vjeç, Sokoli ishte njeriu më me influencë në familjen Çapja. Pas vrasjes së Sokolit, Dritan Sheme hyri në një periudhë të gjatë fshehjeje por u eliminua pas disa tentativash të dështuara.
Pavarësisht historisë që Erjon Alibej ka rrëfyer, siç zbuluam edhe më sipër, konlfikti Çapja – Çela kishte nisur 1 dekadë më herët për shkak të zhdukjes së një sasie kokaine në vendet e bashkimit europian. Edhe në këtë rast, siç ndodh rëndom grupet kriminale përplasen mes tyre për prishje pazaresh.