Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!

Fshati Xibërr në Klos u trondit ditën e djeshme nga një vrasja e Selim Velsulës, 65-vjeç, i cili u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që çuan autorin drejt krimit të rëndë, për News24 ka folu kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula.

Ai ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, madje ka hedhur dyshime se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin.
Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyhsohet se është goditur viktima. Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për vrasje me mjet prerës dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, të cilin ka arritur ta prangosë në zonën e Alliasit në Tiranë.

Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes, Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.

Gazetari Enver Doçi raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”
Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

TË LIDHURA

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

15:11 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve
Aktualitet

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër
Aktualitet

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025
Next Post
Del FOTOJA e autorit të vr*sjes në Xibër të Klosit

Del FOTOJA e autorit të vr*sjes në Xibër të Klosit

Dita e çlirimit, Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Dita e çlirimit, Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com