Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, autori dëshmon në gjykatë, deklaron se nuk e mban mend asgjë: Thikën e gjeta në rrugë

9 muaj ago
in Aktualitet
Vrasja e Martin Canit, autori dëshmon në gjykatë, deklaron se nuk e mban mend asgjë: Thikën e gjeta në rrugë

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet gjyqi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje që tronditi vendin.

I pandehur në këtë proces është vetëm një tjetër minoren, po 14 vjeç, i cili fillimisht mësohet se ka mohuar faktin që të jetë ai autori i goditjes me thikë të Martinit, ndërkohë që në seancën e djeshme është mësuar se ai ka thënë se nuk kishte thikë me vete po e gjeti në rrugë. Por ajo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur persona të tjerë në atë sulm brutal ku iu mor jeta Martinit.

Versioni që u paraqit zyrtarisht për atë ngjarje nga ana e Policisë kishte të bënte me një skenë të pabesueshme, ndërsa kalimtar të rastit të cilët kanë parë përleshjen kanë treguar se në ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të pajisur me thika. Madje vetë i mbijetuari i asaj përleshjeje, shoku i viktimës ka thënë se një person e ka goditur në ecje, pas shpine, ndërkohë që policia thotë se Mario Përlleshaj, i akuzuari kryesor ishte i shtrirë në tokë. Megjithatë priten të merren edhe dëshmi të tjera në lidhje me shqyrtimin gjyqësor që po mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së të pandehurit.

SEANCA

Sipas të dhënave gjyqësore bëhet me dije se në prani të psikologut, i mituri i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani 18 nëntorin e vitit të kaluar dëshmoi për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku u zhvillua me dyer të mbyllura procesi ndaj tij. Në dëshminë e kërkuar nga prokuroria, i mituri shmangu shumicën e përgjigjeve. Për dilemat e hetuesve mbi goditjen fatale me thikë që i mori jetën bashkëmoshatarit, mbi personat e përfshirë dhe momentin e përleshjes, i mituri u shpreh se nuk e mbante mend. I dyshuari deklaroi se nuk kishte thikë me vete atë ditë në shkollë.

Mjetin prerës tha se e gjeti në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit me bashkëmoshtarin e tij dhe nxënës në të njëjtën shkollë, “Fan Noli”, ishin vijim i debateve që kishte pasur 3 ditë para ngjarjes. Para togave të zeza, i mituri pretendoi se ishte goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit, sipas tij, i kishte dërguar ftesë në “SnapChat”, dhe aty tha se kanë vijuar debatet.

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Skena tragjike ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

TË LIDHURA

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,
Aktualitet

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar
Aktualitet

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane
Aktualitet

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

17:30 | 14/04/2026
Next Post
Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën

Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,
Aktualitet

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

by mirseda
17:54 | 14/04/2026
0

Një e banore e moshuar që jeton në kompleksin e përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme, ka...

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

17:30 | 14/04/2026
Zjarri pranë “Nënë Tereza” del jashtë kontrollit, rrezikohen edhe pallatet

Zjarri pranë “Nënë Tereza” del jashtë kontrollit, rrezikohen edhe pallatet

17:24 | 14/04/2026
“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit

“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit

17:16 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com