Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, habit politikani i njohur, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE

2 vjet ago
in Aktualitet
Vrasja e Egli Progës, habit politikani i njohur, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, të nxitur nga vrasja e fundit e ndodhur në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga në Pogradec më 10 gusht.

Në një deklaratë për media bashkëkryetari i kësaj force politike, Ekrem Spahia, tha se rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend.

Spahia tha se rikthimi i dënimit me vdekje, duhet të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar raportit të SPAK për vitin 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.

“Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë ishte në mars të 1995 dhe në qershor po të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin ku ndalonte dënimin me vdekje pas aderimit të Shqipërisë në Statusin e Këshillat të Evropës. Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar dhe lidhja me krimin e disa oficerëve të policisë së shteti dhe personave të drejtësisë perëndon edhe më shumë këtë situatë. Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje, por nga krimi për larje hesapesh. Duke marrë parasysh gjendjen e rënë të kriminalitetit ka ardhur koha të shikohen ashpërsimi ligjit për krimet kundër jetës duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”, tha Spahia.

Por a do të ndikojë kjo në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, ku Konventa e Këshillit të Evropës ndalon dënimin me vdekje?

Për Ekrem Spahinë kjo duhet të behet në konsultim dhe bashkëpunimin me BE dhe se duhet të aplikohet vetëm në disa kategori tepër të rënda të vrasjes me dashje.

“Për disa kategori të mirë përcaktuara veprash të rënda në diskutime edhe me Këshillin e Evropës të rikthehet dënimi me vdekje deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. A mund të na prish marrëdhëniet me BE? Ne mendojmë që ky hap të realizohet edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje dhe një shembull i kësaj është SHBA, vendi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Spahia.

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike
Aktualitet

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike

10:40 | 10/03/2026
Next Post
“Shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë”, paralajmërimi i Vulin për hapjen e urës në Ibër: Mund të ndodhin incidente

“Shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë”, paralajmërimi i Vulin për hapjen e urës në Ibër: Mund të ndodhin incidente

Messi zgjedh sportistin më të madh të të gjitha kohërave

Messi zgjedh sportistin më të madh të të gjitha kohërave

Ndërron jetë 64-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

Ndërron jetë 64-vjeçari, zbardhen dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com