Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, mikesha e 32-vjeçares: Nuk më kishte thënë gjë për ndarjen! Se dija që ai ishte xheloz

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, mikesha e 32-vjeçares: Nuk më kishte thënë gjë për ndarjen! Se dija që ai ishte xheloz

Mikesha e 32-vjeçares shqiptare, Alba Cenokos, e cila u masakrua me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në banesën e tyre në Greqi dhe u mbajt e fshur nën papafungu për rreth një javë, ka folur për mediat greke për ngjarjen e rëndë.

Siç raporton Protothema, mikesha e Albës tregon se ato kishin një raport të afërt me njëra-tjetrën dhe flisnin çdo ditë, por ditë e fundit ajo nuk kishte mundur të lidhej me të.

“Unë e kërkoja gjatë gjithë këtyre ditëve në celularin e saj por nuk munda ta gjeja. I dërgoja mesazhe, i telefonoja por asgjë. Isha i shqetësuar sepse flisnim pothuajse çdo ditë. E dija se diçka nuk shkonte dhe më pas gjeta ja çfarë kishte ndodhur”, thotë shoqja e 32-vjeçares.

Ajo ka rrëfyer ndër të tjera se ato diskutonin edhe çështje personale mes tyre dhe nuk kishte dijeni se kishte probleme në martesë.

“E di që ishin të dashuruar, nuk më kishte thënë kurrë se janë në proces ndarjeje. Nuk e dija nëse burri i saj ishte xheloz, por e kuptova që ishte një person i qetë. Një burrë normal”, ka thanë ajo.

Si ka ndodhur ngjarja?

Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti. Trupin e pajetë të 32-vjeçares e vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më, 5 Dhjetor.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare. Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo. Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.

Dëshmia e Kastriot Cenkos

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

TË LIDHURA

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura
Aktualitet

Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura

13:07 | 22/09/2025
Next Post
Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të shmangur bllokimin e automjeteve, procedohen penalisht dy persona

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të shmangur bllokimin e automjeteve, procedohen penalisht dy persona

Akuzohet për tre vjedhje në 4 ditë, arrestohet ‘skifteri’ në Elbasan

Akuzohet për tre vjedhje në 4 ditë, arrestohet 'skifteri' në Elbasan

“Bad spin 11”, baste sportive online, 10 të arrestuar në Krujë, procedohet një i mitur

“Bad spin 11”, baste sportive online, 10 të arrestuar në Krujë, procedohet një i mitur

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike
Rajoni

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

by mirseda
14:35 | 22/09/2025
0

Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të...

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

13:19 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura

Një rival përballë Manastirliut për Tiranën, Berisha i rezervuar: PD ka disa kandidatura

13:07 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com