Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e 28 vjeçarit, e treta në një javë/ PD: Krimi bashkëqeveris, ata kanë marrë timonin, duke i lënë kryeministrit tepsinë

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Vrasja e 28 vjeçarit, e treta në një javë/ PD: Krimi bashkëqeveris, ata kanë marrë timonin, duke i lënë kryeministrit tepsinë

Koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se krimi bashkëqeveris me Rilindjen, dhe se ata kanë marrë timonin, duke i lënë Ramës tepsinë.

PD shprehet se të tria vrasjet e fundit i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.

“Kthimi i Sigurisë së Jetës dhe Rendit Publik brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, siç ka ndodhur edhe në vitin 2005, është një premtim që kryhet sepse është mbajtur edhe më parë nga Qeveria Berisha”, thuhet në komunikatë.

Deklarata e koordinatores së departamenteve në PD, Silvi Bardhi:

Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmë, duke e nisur një javë të re të përgjakur për kryeqytetin e Shqipërisë.

Një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve, është tashmë një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë.

Ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur.

Vrasja e Klajdi Prendit është e treta brenda një javë: një i ri 28 vjeçar, një nxënës 14 vjeçar dhe një biznesmen 52 vjeçar kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Të tria vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.

Partia Demokratike, duke i shprehur ngushëllimet familjes Prendi, siguron ata dhe të gjithë opinionin publik se një Memorandum i Rendit, Sigurisë dhe Jetës do të jetë pjesë e programit të saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Kthimi i Sigurisë së Jetës dhe Rendit Publik brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, siç ka ndodhur edhe në vitin 2005, është një premtim që kryhet sepse është mbajtur edhe më parë nga Qeveria Berisha.

Përveç kësaj, ne nuk i ndërpresim përpjekjet për Komisionin parlamentar të së Vërtetës. Ne e dimë se pas vrasjeve mafioze dhe rendit të humbur, nuk qëndron kriminaliteti apo prirja drejt tij e njerëzve, por çiftimi i politikës me krimin.

Lehtësirat dhe partneriteti që narko-qeveria u siguron bandave, u jep atyre leje për të vrarë e prerë, për ta konsideruar Shqipërinë një territor që e ndajnë me qeverinë e Edi Ramës.

Bandat e mendojnë veten si parti bashkëqeverisëse në koalicion me Ramën. Ato kanë marrë timonin, duke i lënë Ramës tepsinë.

Vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha. Njëri si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.

Jo për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por për të sinjalizuar bandat kur shërbimet e huaja kryejnë aksione kundër tyre, në Europë apo Shqipëri.

T’i kërkosh dorëheqje një ministri si Ervin Hoxha është punë e kotë. Kjo, sepse institucioni i dorëheqjes u përket burrave dhe grave me ndërgjegje, jo vartësve të narkobanditëve.

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Vrasja e 14-vjeçarit, Mullai: U përqafuan përpara efektives së policisë

Vrasja e 14-vjeçarit, Mullai: U përqafuan përpara efektives së policisë

‘Vrasja e 14-vjeçarit’, Flet mes lotësh gjyshja e shokut të Martin Canit: E ëma e priste në shtëpi për drekë

'Vrasja e 14-vjeçarit', Flet mes lotësh gjyshja e shokut të Martin Canit: E ëma e priste në shtëpi për drekë

Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital: Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë, djali thirri

Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital: Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë, djali thirri

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com