Parlamenti ka votuar sot emërimin e Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm. Dekreti i presidentit Bajram Begaj për vendosjen e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm u miratua sonte në Kuvend, me 75 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa u mirëprit me duartrokitje nga deputetët socialistë. Ndërsa dekreti për shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi mori 84 pro, tre kundër dhe tre abstenim.
Çuçi u shkarkua nga detyra për shkak të një skandali të ndodhur në Borizanë të krujës, ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës në Krujë. Çuçi iku nga detyra bashkë me deputetin Rrahman Rraja i cili i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Kryeministri Rama emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Ballad dhe dekreti u nënshkrua nga presidenti.
Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partinë Socialiste në qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.
Taulant Balla është një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend, ku ka përballuar pothuajse i vetëm betejat me opozitën, të cilat shpesh kanë përfunduar edhe ne gjykatë dhe Balla ka dalë fitues për akuzat ndaj tij.
Karrierën politike, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.
Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.
Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar, duke ia kaluar edhe Ramës.