Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Volodymyr Zelenskyy: Ukraina më e fortë pas sulmeve të fundit,rritet koordinimi me aleatët europianë

2 javë ago
in Bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Gjermania, Britania e Madhe dhe France e konsiderojnë Ukrainën në një pozitë dukshëm më të fortë pas sulmeve të fundit të suksesshme kundër objektivave ruse.

“Fokusi kryesor ishte mënyra se si mund të rigjallërohet diplomacia për paqe dhe si Europa të jetë pjesë e saj”, shkroi Zelensky në rrjetin social X pas një video-konference me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“Sipas të gjithë partnerëve, pozicioni i Ukrainës është dukshëm më i fortë , si në fushën e betejës, ashtu edhe në operacionet tona me rreze të gjatë veprimi”, shtoi ai.

Zelensky iu referua sulmeve me dronë me rreze të gjatë që kanë goditur objektiva thellë brenda territorit rus, përfshirë infrastrukturën e industrisë së naftës, e cila konsiderohet jetike për financimin e përpjekjeve ushtarake të Kremlinit.

Presidenti ukrainas publikon shpesh në rrjetet sociale pamje të objekteve të përfshira nga flakët për të theksuar rritjen e kapaciteteve sulmuese të Ukrainës me dronë, ndërsa Moska këmbëngul se situata mbetet nën kontroll.

Sipas Zelenskyt, gjatë bisedës u diskutua gjithashtu koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u ra dakord që këshilltarët e sigurisë kombëtare të vendeve përkatëse të zhvillojnë së shpejti një takim.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, ai tha se i kishte informuar liderët evropianë edhe mbi planet e Rusisë në lidhje me Ukrainën, Bjelorusinë dhe pjesë të tjera të Evropës.

Palët ranë dakord të shkëmbejnë informacione më të detajuara në nivel shërbimesh inteligjente.

“Po bëjmë gjithçka për të siguruar paqe të vërtetë”, theksoi Zelensky.

Ukraina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, po përballet me pushtimin rus që prej shkurtit të vitit 2022.

TË LIDHURA

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Bota

NATO nis stërvitjen e madhe detare “BALTOPS” në Baltik, mbi 6 mijë trupa dhe 30 anije në operacion

19:37 | 03/06/2026
Next Post

Muçi fiton trofeun e parë me Trabzonsporin, shpallet fitues i Kupës së Turqisë

Këshilli i BE-së miraton 21 mln euro për FA, Nufi: Vlerësim për rolin e Shqipërisë krah aleatëve

Sherr në burgun e Vlorës/ Dhunohet brenda qelisë, biznesmeni Eduard Alikaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com