Vllaznia ka bërë një ndeshje të madhe mbrëmjen e sotme në ”Loro Boriçi”, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra shkodrane mposhti me rezultatin e pastër 3-0, boshnjakët e Shiroki Brijeg, duke përmbysur shifrat e ndeshjes së parë.
Humbja 3-1 linte në Bosnje linte pak shpresa, aq më tepër që edhe trajnerin e tyre, gjeneralin e kësaj skuadre, Tomas Brdariç nuk e kishin në stol, pasi ishte i dënuar nga ndeshja e parë, por shkodranët ia kanë dalur.