Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vizatimet e refugjatëve zbulojnë traumat e të shkuarës dhe shpresat e të ardhmes

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Vizatimet e refugjatëve zbulojnë traumat e të shkuarës dhe shpresat e të ardhmes
Një projekt artistik ka mbledhur vizatime nga mijëra refugjatë dhe migrantë në Europë dhe Afrikën e Veriut, për të treguar si kanë qenë, si janë dhe si i imagjinojnë ata jetët e tyre.

Një ekip nga Parisi, i angazhuar me projektin Dje-Sot-Nesër i përqendruar te hulumtimi dhe edukimi ka bashkëpunuar me mijëra refugjatë të ndodhur në mbi 30 kampe nëpër Europë dhe Afrikën e Veriut për të mbledhur përjetimet e tyre.

‘Sot’ nga një djalë 13-vjeçar irakian-kurd që aktualisht jeton në kampin e refugjatëve të Kara Tepe, në Lesbos, Greqi. Foto kortezi e YTT

Ekipi i YTT-së synon të “zhvillojë mjete edukimi dhe komunikimi për të lehtësuar integrimin e refugjatëve dhe integrimin e imigrantëve”.

‘Dje’ nga një djalë 18-vjeçar sirian që aktualisht jeton në kampin e refugjatëve të Kara Tepe, në Lesbos, Greqi. Foto kortezi e YTT

Që nga viti 2016, kur startoi nga një artist dhe aktivist bashkëkohor Bryan Mçormack, ekipi ka bashkëpunuar me mijëra njerëz nga më shumë se 50 kombësi, të moshës prej tre deri në 70 vjeç, në mbi 30 kampe në të gjithë Europën dhe Afrikën e Veriut.

‘Dje’ nga një grua 28-vjeçare siriane që aktualisht jeton në strehën e refugjatëve të Estisë, Athinë, Greqi. Foto: kortezi e e YTT

“Çdo refugjat/emigrant merr tre letra dhe lapsa me ngjyrs dhe ftohet të vizatojë pamje: një nga jeta e tyre e mëparshme: Dje. Një nga jeta e tyre aktuale: Sot. Dhe një nga jeta në të ardhmen siç e imagjinojnë ata: Nesër,” tha ekipi i YTT për BIRN.

‘Dje’ nga një vajzë irakiane 9-vjeçare, që aktualisht jeton në Beograd, Serbi. Foto: kortezi e YTT

Sipas ekipit imazhet janë të gjalla, të fuqishme dhe transmetojnë “mjaft qartë zërin individual, pasi njerëzit që jetojnë dhe ekzistojnë në kushte ekstreme prodhojnë vizatime intensive, brutale por jashtëzakonisht koherente dhe të qarta”.

‘Sot’ nga një vajzë irakiane 9-vjeçare, që aktualisht jeton në Beograd, Serbi. Foto: kortezi e YTT

“Këto vizatime përcaktojnë gjuhën vizuale të YTT-së, një gjuhë e papërpunuar, emocionale dhe shpjeguese që flet logjikisht dhe drejtpërsëdrejti për publikun, pavarësisht nga dialektet, kombësia ose edukimi”, thanë përfaqësuesit e projektit.

‘Nesër’ nga një vajzë irakiane 9-vjeçare që aktualisht jeton në Beograd, Serbi. Foto: kortezi e YTT

Të gjitha vizatimet, bashkë me disa të dhëna themelore që përmbajnë moshën, gjininë, kombësinë dhe vendndodhjen aktuale, janë mbledhur dhe skanuar.

Vizatim i një vajze 21-vjeçare nga Ukraina për ‘Nesër’. Aktualisht jeton në Strehën e Refugjatëve Beziers në Francë. Foto: kortezi e YTT

Ekipi i YTT shpjegoi se vizatimet e grumbulluara do të jenë një themel për të zhvilluar aplikacionin YTT Educational App dhe platformën e mbështetjes online, në partneritet me disa universitete dhe institucione të ndryshme akademike, të cilat mund të përdoren dhe përshtaten pothuajse në çdo sistem arsimor kombëtar në botë.

‘Nesër’ nga një djalë 15-vjeçar afgan që aktualisht jeton në kampin e refugjatëve të Kara Tepe, në Lesbos, Greqi. Foto: kortezi e YTT

Të dhënat e fundit tregojnë se mijëra njerëz vazhdojnë të përpiqen të arrijnë në Europë në kërkim të mbrojtjes ndërkombëtare dhe ribashkimit familjar në shtatë muajt e parë të vitit 2018, duke i shpëtuar persekutimit, konflikteve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

‘Nesër’ nga një grua 33-vjeçare filipinase që aktualisht jeton në strehën e refugjatëve të Estisë, Athinë, Greqi. Foto: kortezi e YTT

Sipas agjencisë së OKB për refugjatët, UNHCR, në gjysmën e parë të këtij viti, shumica e refugjatëve dhe emigrantëve arritën në Europë nëpërmjet Greqisë, ku rreth 22,000 të ardhur nga toka dhe deti u regjistruan deri në fund të qershorit.

Në Ballkanin Perëndimor, një raport i botuar nga UNHCR, Bosnja dhe Hercegovina ra në sy për një rritje të ndjeshme të refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë dhe kalojnë përmes vendit, me mbi 10,100 të ardhur të regjistruar deri në fund të korrikut të këtij viti.

Të dhënat e UNHCR-it gjithashtu tregojnë se ata që hyjnë në vend kanë udhëtuar më tej nga Greqia përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi ose janë duke u përpjekur të lëvizin nga Serbia, përfshirë edhe ata që më parë ishin duke pritur të hyjnë në Hungari nëpërmjet dy “zonave tranzit” zyrtare, që vijnë në zvogëlim.

Po ashtu sipas UNHCR më shumë refugjatë dhe emigrantë po shkojnë në Serbi këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nga ata që ia dalin të mbërrijnë në Europë, shumë prej tyre raportojnë se i janë nënshtruar formave të shumta të abuzimit përgjatë rrugës”, nënvizoi UNHCR./ Reporter.al

Tags: refugjatëvetraumatvizatimetzbulojnë

TË LIDHURA

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian
Bota

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë
Bota

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Next Post
Ylli argjentinas: Me Ronaldon në ekip Juventusi fiton Champions Leaguen

Ylli argjentinas: Me Ronaldon në ekip Juventusi fiton Champions Leaguen

Rregulli i ri pas Brexit/ Ja si mund të hyjnë evropianët në Britani

Rregulli i ri pas Brexit/ Ja si mund të hyjnë evropianët në Britani

“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”

“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com