Për të shmangur trazirat e mundshme në Francë, forcat e sigurisë kanë blinduar vendin. Franca do të vendosë më shumë se 147.000 anëtarë të forcave të sigurisë në të gjithë vendin, ndërsa demonstruesit nga lëvizja “xhaketa verdhë”, njoftuan se do të bashkohen në një festë publike.
Për shkak të “kërcënimit serioz terrorist”, menjëherë është vënë në lëvizje Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.
Policia ka bërë të ditur se do të vendosë barriera të sigurisë te Pallati Elize, ku tradicionalisht mbahet festimi i Vitit të Ri.