Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

SPAK:Vila në Qerret është në pronësi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit thotë se prona është e vjehrrit të ti

11 muaj ago
in Politikë
SPAK:Vila në Qerret është në pronësi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit thotë se prona është e vjehrrit të ti

Prokurorët e SPAK pretendojnë se vila në Qerret është në pronësi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit thotë se prona është e vjehrrit të tij, babait të Ajola Xoxës. Në dosjen voluminoze të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, renditen argumentet e Veliajt që thotë se udhëtimet e shpeshta të bëra në Kavajë dhe Rrogozhinë gjatë vitit 2021 kanë qenë për shkak të fushatës zgjedhore, por gjykata shprehet se një fakt i tillë nuk e përjashton në vetvete frekuentimin e vilës në Qerret.

“Lidhur me provat e sjella nga mbrojtësi i personit nën hetim Erion Veliaj për të justifikuar udhëtimet e bëra prej tij në Kavajë, duke argumentuar se në vitin 2021, ka qenë i caktuar në me detyrën e e drejtuesit politik të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar këtë vit dhe për këtë i është dashur të udhëtojë shpesh edhe në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, gjykata shprehet se një fakt i tillë nuk e përjashton në vetvete frekuentimin e vilës në Kompleksion Marea, Qerret.

Logimet e bëra nga qelizat e telefonit të tij, nuk lidhen me objektin e hetimit në këtë kontekst, vetëm nëse do të kishte ndonjë indicie që ai i ndihmonte me qëllim të kryerjes së ndonjë aktiviteti të paligjshëm në këtë zonë, argumentojnë prokurorët e posaçëm, duke krijuar një dyshim të arsyeshëm, për faktin nëse ai e dinte që personi i hetuar ndodhej në këtë zonë në të njëjtën kohë dhe qëllimi i qëndrimit të tij ishte për t’u takuar me të. Për këtë arsye, i gjithë ky analizim nuk ndihmon në një element thelbësor, përveç në hollësimin se provat të paraqitura para hetuesisë për të japë një vlerësim të saktë për probabilitetin e prezencës së personit nën hetim në një zonë të caktuar gjeografike”, sipas dosjes.

Dyshime për zotërimin e të mirave materiale nga bashkëshorti Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, me cilësinë si personi që është nën hetim në këtë procedim penal, janë dhënë nga tërësia e të grumbulluara gjatë veprimeve paraprake, thuhet më tej në dosje.

Nga kontrolli në 6 dhjetor 2024 në këtë vilë, kanë rezultuar një sërë sendesh të cilat lidhen me Ajola Xoxën, Valbona Xoxën, apo familjarë të tyre.

“Konkretisht, në banesë është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndër të tjera, edhe si vijon: i) Një letër format A4, si e lagur, në të cilën është një tabelë me mbishkrimin ‘Shërbim mirëmbajtje pishine’, klienti ‘Arjola’, me përshkrim ‘Mirëmbajtje Gusht, Shtator, Tetor 2024’, me vlerë të shënuar “450000”; ii) Një letër formati A4, e cila është një tabelë me kokën Shërbim mirëmbajtje pishine, me shënimet Muaji 2023-2024, Klienti ‘Arjola’, përshkrimi për shërbimet me vlerën totale “102500”, faturë e cila është e vulosur me vulë rrethore të subjektit me NUIS: K71630401Q, me emër Pwotace-AL” sh.p.k.; iii) Një bllok i vogël shënimesh në brendësi të të cilit ndodhet një shënim në dukje i shkruar nga shtetasja Valbona Xoxa.

Konkretisht kjo e fundit shkruan më datë 03.07.2023: ‘Sot pagova Kujtimin x muaj Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik = 350 mijë. I dhashe 400 mijë (më tha Jolka), meqë i duheshin për diçka tjetër. Siç më tha Jolka, i thashë se ‘që nga gushti do ta rrisim rogen’; iii) Shënime dore të cilat kanë lidhje me arredim e vilës, si: me tapat-bamboo i kishin dhomë. Dhoma e vogël: Pikturë/dekor mbi krevat. Dhoma e madhe-bamboo, dollap, komodinë, komod. Dora e dorezai e shkallës. Veç sendeve me sipër, në banesë, pjesë të kësaj procesverbali janë evidentuar edhe një sërë sendesh, si veshje për të rritur, veshje për fëmijë. E pyetur si person që ka dijeni për veprime penale, për mënyrën se si e thërriste nëna e saj Valbona Xoxa në përditshmëri, shtetasja Ajola Xoxa është përgjigjur: ‘JOLKA’”, theksohet në dosje.

TË LIDHURA

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani
Kryesore

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
“Flakë në det”, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Gëzim Çelën dhe 11 të tjerë

“Flakë në det”, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Gëzim Çelën dhe 11 të tjerë

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit largon Cannavron

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit largon Cannavron

Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!

Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com