Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, në një intervistë për Deutsche Wellen, vizaton hartën që “ëndërron”. Ai i ndan Bosnje-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës. Pjesët e banuara me shumicë serbe i bashkon me Serbinë.
Intervista:
Gazetari: Zoti Dodik, kjo është një hartë që kemi gjetur në internet ku shihen vendet e rajonit. Këtu nuk janë entitetet e parashikuara me Marrëveshjen e Dejtonit. A do të mbijetojë kjo hartë dhe pas 10 vitesh? Dhe e shihni ju të ardhmen e rajonit sepse të gjitha konfliktet në rajon kanë filluar pak a shumë për shkak të pretendimeve territoriale. A do të mbeten kufinjt e njëjtë, kur ky rajon një ditë të anëtarësohet në BE?
Millorad Dodik: Kjo është Republika Srpska, që e bashkon me Serbinë.
Gazetarja: Dmth, ju e ndani dhe veriun e Kosovës dhe e bashkoni me Serbinë?!
Gazetari: Po çfarë mendoni për Maqedoninë, a do të ndahet dhe ajo?
Millorad Dodik: Maqedonia nuk qenka këtu, ndaj nuk kam çfarë të komentoj.
Gazetari: Dmth, ju bashkoni me Serbinë si Republikën Srspka dhe veriun e Kosovës…
Millorad Dodik: Edhe Vojvodinën natyrisht! Ndërsa këtu janë Bosnja dhe Herceg-Bosnja!
Gazetari: Ku shkon kjo pjesa kroate (Herceg-Bosnja)?
Millorad Dodik: Le të mbetet shtet më vete. Edhe RS do të mbetet njësoj si Vojvodina, pjesë e Serbisë.
Gazetari: Kjo do të ishte zgjidhje e ndershme apo jo?