Një djalë i lindur në Myanmar, i cili ishte në mesin e 12 futbollistëve të vegjël që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një shpellë në Thai, të Tajlandës, ishte i vetmi që arrti të komunikonte me zhytësit britanikë të cilët bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Ai bashkë me shokët e skuadrës dhe trajnerin u bllokuan në shpallë, pas vërshimit të ujrave nga shiu i rrëmbyeshëm.
14-vjeçari Adul Sam-on, i cili dinte të fliste anglisht, ishte në gjendje të krijonte urën e komunikimit mes grupit të shpëtimit dhe 12 djemve të rinj dhe trajnerit 25-vjeçar. Ai pati një rol të rëndësishëm në misionin e shpëtimit, pasi për dy javë ata kishin qëndruar të bllokuar në shpellë.
Të martën mori fund mathi për djemtë dhe trajnerin, ku operacioni përfundoi me sukses. Aftësitë për të folur gjuhën angleze të Adul janë mbresëlënëse, sepse ai vjen nga një vend ku më pak se një e treta e popullsisë e flet këtë gjuhë.
Adul duke u treguar i sjellshëm u dëgjua në një video të transmetuar në mbarë botën duke i pyetur zhytësit, ‘Çfarë dite është?’ dhe duke u thënë atyre se grupi ishte i uritur.
“Unë jam Adul, unë jam shëndoshë e mirë”, thoshte 14-vjeçari, dhe ai i kishte përshëndetur zhytësit tërë mirësjellje. “Gjëja e parë që vjen në mend kur flas për të është mënyra e tij e bukur e komunikimit. Ai bënte një gjest “wai”, pas takimit që kishte me çdo zhytës”, tha instruktori i tij Phannee Tiyaprom në “Ban Pa Moead School” për AFP.
I lindur në shtetin e Myanmarit, Adul i ri, i cili flet edhe gjuhën tajlandeze, burmeze dhe kineze, e ka filluar shkollën në moshën 7-vjeçare. Ai u largua nga familja e tij për të marrë një arsimim më të mirë në Tajlandën veriore.
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Tirana Today