Në Gjakovë është inauguruar kompania për energji të pastër “Eko Park”. Kjo është një ndër kompanitë më të mëdha në rajon për energji solare.
Projekti është investuar nga Fabrika Birra Peja së bashku me kompaninë Solea AG nga Gjermania. Projekti është vlerësuar me nota pozitive nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Birra Peja, kështu ka përuruar investimin e saj në parkun ekologjik të energjisë së ripërtërishme, “ECO PARK”. Ky është parku më i madh solar në rajon. Birra e Pejës bëhet kompania e parë që bën një investim me përmasa të tilla.
“ECO PARK”, si projekt kapital, e bën Birrën Peja kompaninë e parë kosovare që ndërmerr hapa konkretë drejt ruajtjes së ambientit në masë.
Ky projekt mund të konsiderohet si shembull në Kosovë dhe më gjerë. Ky pritet të ketë ndikim të madh në një çështje të rëndësishme për të gjithë, siç është ambienti ku jetojmë.
Birra Peja mbetet me shpresë se ky investim i saj do të inkurajojnë edhe kompanitë e tjera që të ndërmarrin hapa konkretë në përkujdesjen ndaj ambientit.