Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

VIDEO/ Donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan, pranga 20-vjeçarit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
VIDEO/ Donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan, pranga 20-vjeçarit

Një bombë në zemrën e  krishtërimit, në Katedralen e  Shën Pietrit në Vatikan, në natën e Krishtlindjeve.

Ky ishte plani i një atentati terrorist që po organizonte një shtetas somalez me banim në qytetin e Barit në Itali.

Mohsin Ibrahim Omar, me një emër të dytë Anas Khalil dhe i njohur në rrjetet sociale me emrin Jusuf, është arrestuar nga antiterrorizmi italian pas një hetimi gati 1-vjeçar.

I radikalizuar në shkollën e islamizmit në Nairobi, 20-vjeçari është emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe punonte në një kooperativë pastrimi.

Në përgjimet telefonike, ambientale e në internet Mohsin Ibrahim Omar shprehet se “duhen vënë bomba në të gjitha kishat në Itali”.

“Kisha më e madhe ku është? Në Romë?”-pyet ai.

Mohsin Ibrahim Omar po organizonte një sulm terrorist  në katedralen e  Shën Pietrit në Vatikan.

“Ditën e Krishtlindjeve, është më mirë,”-shprehet ai. “Pasi të ketë ardhur Papa dhe është mbushur plot e plot me njerëz.”

Pas sulmit terrorist në Strasburg, pak ditë më parë, ku mbetën viktimë 5 persona, Mohsin Ibrahim Omar, në internet shprehej i gëzuar: “Ata që vrasin armiqtë e Allahut janë vëllezërit tanë.”

Somalezi ka mbërritur në Itali në nëntor të 2016. Ai ishte nën vëzhgimin e antiterrorizmit italian e të shërbimeve të inteligjencës i konsideruar si muhaxhedin, militant i ISIS, anëtar i një grupimi të armatosur që luftoi në Somali e Libi, transmeton ora news.

Në rrjetet sociale, Mohsin Ibrahim Omar shpërndante kopje të “Al-Naba”, revistës propagandistike të sulmeve të ISIS.

“Kush vritet për Allah nuk vdes kurrë,”-shkruante ai në profilet në rrjetet sociale.

Pas arrestimit, para autoriteteve italiane të drejtësisë 20 vjeçari është shprehur se nuk është një terrorist por “kur e kërkon Zoti e i shërben kauzës, duhen kryer vrasje”.

Ndaj këtij fakti ka reaguar dhe Ministria e Brendshme italiane, e cila ka informuar se rreth 30 mijë forca të rendit do të patrullojnë territorin italian në këtë periudhë festive e deri në 6 janar me një vëmendje të veçantë mbikëqyrjeje ndaj objekteve strategjike si seli diplomatike, institucionale, historike, fetare, stacione hekurudhore, porte e aeroporte.

TË LIDHURA

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda
Bota

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!
Bota

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Bota

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Next Post
Rritja drastike e yllit të Dortmund, nga 15 në 70 milionë euro

Rritja drastike e yllit të Dortmund, nga 15 në 70 milionë euro

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, Mali i Zi: Duhet të jetë gradual

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, Mali i Zi: Duhet të jetë gradual







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
Aktualitet

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

by mirseda
13:08 | 26/11/2025
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se po vijon riparimi i...

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com