Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vetmia e madhe e Lulzim Bashës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vetmia e madhe e Lulzim Bashës

Andi Bushati

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “Jo”. Ai ka refuzuar një propozim të negociatorëve ndërkombëtarë që, në thelb, dukej konsensual dhe i arsyeshëm. Ai ka hedhur poshtë edhe “lëshimin” e zgjedhjeve në mes të korrikut dhe atë të disa ministrave teknikë të vendosur me bekimin e opozitës, në një qeveri të drejtuar gjithmonë nga Edi Rama.

Madje sikur dy “Jo”-të e tij të forta të mos mjaftonin, ai ka refuzuar edhe foton kartolinë të një takimi të përbashkët, sipas ftesës së David McAllister dhe Knut Fleckenstein për të diskutuar në tryezë teknikalitetet.

Po të këqyren këto qëndrime të forta mund të nxirren disa konkluzione paraprake.

Së pari, Basha ka arritur aq shumë gjëra sa asnjë demokrat s’do t’i kishte imagjinuar përpara ngritjes së çadrës në 18 shkurt. Ai jo vetëm ka arritur t’i përmbysë Edi Ramës çerekun e qeverisë, por ai kishte në dorë të zhdukte sot edhe po aq ministra të tjerë. Ai e ka bërë Ramën të tërhiqet me turp nga deklarata e tij se data kushtetuese e zgjedhjeve nuk ka shans të ndryshojë.

Ai ka thënë se këto kushte janë të pamjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi këtë parim ka përplasur derën.

Por, sado i guximshëm dhe vetëmohues të duket ky akt, ai ka rrezik të tubojë në një aleancë anti-Bashë të gjithë faktorët që janë në këtë lojë.

Rama do të gjejë një argument më shumë për të thënë se, megjithëse ai bëri maksimumin e lëshimeve, ata që i tremben Vettingut duan me çdo kusht të sabotojnë zgjedhjet.

Ilir Meta do të gjejë të gjitha justifikimet e nevojshme, për të fshirë nga fjalori shprehjen “nuk shkoj në zgjedhje pa opozitën”, duke pretenduar se edhe kushti për qeveri besimi dhe ai për shtyrje të 18 qershorit u plotësua.

Ndërkombëtarët që pas deklaratave tejet të ashpra të shefit të diplomacisë gjermane, Gabriel, dhe pas qëndrimit të përbashkët Hahn – Mogherini, i dhanë edhe një shans të fundit, rrezikojnë t’i heqin vizën.

Zërat disidentë në PD, pas kësaj klime mund të shpërthejnë dhe të dalin hapur.

Por, megjithëse është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, lideri i PD-së ka thënë sërish “Jo”.

I bindur se ka vënë në ruletin e kësaj loje të gjitha fishat e tij. Ai tani po rrezikon të humbasë gjithçka, me shpresën minimale se mund t’i fitojë të gjitha. Dhe të gjitha përmblidhen tek “koka” e Ramës. Basha pretendon se me këtë kryeministër të molepsur me paratë e koncesioneve me dhunën e kriminelëve dhe me mediat e mëdha është e pamundur të shkohet në zgjedhje.

Por, ka gjasë që kjo të jetë vetëm ana propagandistike e fasadës, sepse ndoshta Basha po kërkon shumë më tepër se kaq. Ai po kërkon ta tërheqë zvarrë Edi Ramën. Ai po kërkon ta shkatërrojë rivalin e tij, duke i lënë vetëm dy rrugë: Ose ta detyrojë të tërhiqet i turpëruar si trafikant, ose ta yshtë të marshojë i vetëm drejt zgjedhjeve si diktator.

Dhe për të kapur këtë sfidë pothuajse të parritshme, Basha po bën një harakiri të fortë. Ai po i përplas derën çdo lloj propozimi tjetër, duke vënë kokën e tij në një rulet- gijotinë. (Lapsi.al)

 

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post

Maqedoni, Ivanov gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Gatuzo për Çanin: Gjuri i kishte mbledhur ujë, shtrëngoi dhëmbët për ndeshjen e sotme

Gatuzo për Çanin: Gjuri i kishte mbledhur ujë, shtrëngoi dhëmbët për ndeshjen e sotme

Shtypi i ditës, 26 prill 2017

Shtypi i ditës, 26 prill 2017







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion
Aktualitet

Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion

by mirseda
10:30 | 04/04/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll...

DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?

DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?

10:02 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Vlorë/ 63-vjeçari vritet me shkelma teksa ndërhyn për sherrin e të birit

Vlorë/ 63-vjeçari vritet me shkelma teksa ndërhyn për sherrin e të birit

09:55 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com