Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vetingu/ Në krye të Kolegjit të Apelimit u zgjodh juristja Natasha Mulaj

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vetingu/ Në krye të Kolegjit të Apelimit u zgjodh juristja Natasha Mulaj

 

Kolegji i Apelimit është institucioni më i lartë i procesit të vetingut në Shqipëri. Në krye të këtij institucioni është vendosur juristja Natasha Mulaj.

Kryetarja e bordit ndërkombëtar të monitorimit, Genove Ruiz Kalavera ka përshëndetur në Twitter zgjedhjen e kreut të Kolegjit të Apelimit.

“Ndërtimi i  institucioneve të vetingut vazhdon në Shqipëri, Kolegji Apelimit ka zgjedhur kreun,” shkruan Calavera.

Setting up of #vetting institutions continues steadily in ??:Appellate Chamber has elected a President! #justicereformAL @eu_near

— Genoveva Ruiz (@CalaveraRuiz) July 25, 2017

Një javë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi si drejtues Gerta Tafën, pedagoge e së drejtës financiare dhe ish-sekretare e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë.

Edhe pse ligji Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit pritet të fillojnë punë në shtator, ligji i vetingut përballet akoma me një sfidë në Gjykatën Kushtetuese të ngritur nga dy shoqatat kombëtare të gjyqtarëve.

Kolegji i Apelimit përbëhet nga shatë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti në muajin korrik. Ai është një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, duke qenë që pritet ta japë verdiktin final mbi gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut.

Sipas padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve, kërkojnë të shfuqizojnë një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Më konkretisht, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vetingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vetingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.

Pretendimet e dy shoqatave të gjyqtarëve hidhen poshtë si të pabazuara nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili përmes një argumentimi të gjatë i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë tërësisht kërkesën.

Tags: Genove Ruiz KalaverajuristjaKolegjit të ApelimitNatasha Mulau zgjodhVetingu

TË LIDHURA

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

22:07 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj
Aktualitet

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Next Post
Kryemadhi “i vjen në ndihmë” Metës në sulmin ndaj Policisë së Shtetit – Ja ç’shkruan ajo

Debati për çmimin e ujit në kryeqytet, Kryemadhi: Kjo është opozita e vërtetë dhe konstruktive

Senati amerikan po debaton për reformën e kujdesit shëndetësor

Senati amerikan po debaton për reformën e kujdesit shëndetësor

“Shqipëria e Madhe”, Daçiç: Brukseli duhet të reagojë

Daçiç: Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në UNESCO







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

by mirseda
22:07 | 30/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi...

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com