Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetevrasja e 15-vjeçarit, shoqja e tij: I kishin ngacmuar motrën

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Vetevrasja e 15-vjeçarit, shoqja e tij: I kishin ngacmuar motrën

Shoqja e 15-vjeçarit i cili i dha fund jetës duke u vetë varur në Gjirokastër, ka folur për raportin e saj me adoleshentin dhe ka treguar disa detaje në lidhje me ngjarjen.

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, ajo tha se aktualisht është shumë e indinjuar dhe e prekur shpirtërisht për gjithçka që ka ndodhur, dhe se familja e saj ka vendosur që ajo të largohet sado pak nga ngjarja.

Më tej ajo dha më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien që kishte me 15-vjecarin duke theksuar se ato ishin ndarë para disa kohësh por e kishte kontaktuar në datën 1 prill para se të ndodhte ngjarja. Sipas saj, Vini, siç ajo e thërriste, kohët e fundit kishte kaluar shumë kohë me shoqërinë dhe u shprehte i lumtur.

“Jam shumë e indinjuar dhe e prekur shpirtërisht për gjithçka që ka ndodhur. Unë jam larguar disa ditë pasi prindërit e mi kanë vendosur që të largohem nga e gjithë ngjarja. Unë e keqkuptova të gjithë ngjarjen kur e pashë në lajme që është 17 vjeç pasi ishte 15 dhe në muajin korrik do të mbushte 16. Ne ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe flisnim çdo gjë së bashku. Unë dhe Vini kemi pas qenë bashkë për një kohë të gjatë, dhe mbasi u ndamë i humbëm kontaktet. Por ai më gjeti dhe më shkruajti në datë 1 prill që do kryente vetëvrasje dhe që atëherë kam folur shumë me të për ta ndaluar.

Ne i humbëm kontaktet vetëm se ishim adoleshent dhe bënim çfarë na thoshte mendja dhe pastaj u zumë dhe nga inati me njëri-tjetrin nuk folëm. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin kur ishim unë 13 ai 14 vjeç. Nuk e di se si ishte sjellja e shokëve me të pasi nuk kam shumë informacion, por gjithmonë e shikoja që ishte i lumtur dhe kohët e fundit kalonte shumë kohë me shoqërinë”, tha ajo.

Gjatë bisedës ajo theksoi se familja e tij ishte në dijeni se ai do të kryente vetëvrasja, por mamaja e tij nuk e kishte besuar duke thënë se ai e bënte për të tërhequr vëmendje. Ajo tha gjithashtu se Veipi e kishte paralajmëruar se do bënte vetëvrasje në datën 20, por e gjithë shoqëria nuk e kishte marrë seriozisht pasi menduan se ishte vetëm një shaka e tij.

Më tej shoqja e të miturit theksoi se para ngjarjes ajo kishte komunikuar me të, por reagimi i tij i ishte dukur i ftohtë. Më pas shoqja e 15-vjeçarit sqaroi se Veipi i kishte treguar versionin e tij në lidhje me videon që nëna kishte marrë një ditë më parë. Ajo tregon se një djalë 11-12 vjeç kishte ngacmuar motrën e tij 10 vjeçare dhe për këtë arsye ai kishte tentuar që ta mbyste.

“Ndonjëherë nuk m’i thoshte të gjitha problemet pasi nuk dëshironte që të mërzitesha ose të shqetësohesha për të, por gjithmonë e bënte të qartë që kishte probleme me mamin dhe babin. Mesa kam dëgjuar nuk ishte e vetmja që më kishte lajmëruar. Ai thjesht më tha konkretisht që në datën 20 do bënte vetëvrasje. Kemi patur shoqëri të përbashkët dhe duke folur me ta e mësova. Ne nuk kontaktuam asnjë sepse të gjithë e morën si shaka, por unë u mundova të komunikoja me ndonjë familjar por duke qenë se ai rrinte në Gjirokastër nuk kisha shumë se çfarë të bëja.

Unë jam munduar vetëm të qartësoj gjërat. Ditën që ndodhi ngjarja kishim folur pak, por jo si ditët e tjera dhe në fillim mu duk shumë i ftohtë në të folur. Kur e pyeta më tha që ishte i lumtur për gjithçka në jetën e tij dhe mendova se kisha arritur ta bindja me gjithë mundin tim që të mos lëndonte veten. Ai ishte një njeri shumë social. Ne komunikonim të dy nëpërmjet telefonit dhe mesazheve. Nuk është e vërtetë që ai bulizohej dhe se familja e tij janë shpërngulur nga Saranda.

Vini më kishte lajmëruar se kishte shkuar me nënën e tij në polici një ditë para ngjarjes, ma tha dhe në telefon edhe me mesazhe. Ai më kishte treguar se një çun 11-12 vjeç i kishte ngacmuar motrën 10 vjeçare dhe nga inati ai u mundua ta mbyste dhe i kishin bërë video në atë moment dhe ia kishin treguar të emës.”-, përfundoi ajo.

TË LIDHURA

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin
Aktualitet

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Next Post
Gjesti merr vendimin e papritur ndaj Jozit? (detaje)

Gjesti merr vendimin e papritur ndaj Jozit? (detaje)

“Strakosha ‘shpërthen’ me krenari: Flamuri Shqiptar në Fushën e Greqisë”

“Strakosha ‘shpërthen’ me krenari: Flamuri Shqiptar në Fushën e Greqisë”

“Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

“Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Sport

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

by mirseda
19:01 | 15/11/2025
0

Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit...

Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

18:51 | 15/11/2025
Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

18:36 | 15/11/2025
Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

18:25 | 15/11/2025
Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com