Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetëhelmimi i 41-vjeçares Bedrie Loka, fëmijët nuk do të lihen nën kujdestarinë e babait

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Vetëhelmimi i 41-vjeçares Bedrie Loka, fëmijët nuk do të lihen nën kujdestarinë e babait

Kujdesi për djemtë e mitur të Bedrie Lokës, nuk do t’u lihet familjarëve të babait të arrestuar. Megjithëse nuk ka ende një kërkesë zyrtare në gjykatën e Durrësit për caktimin e kujdestarisë, fëmijët e kanë shprehur vullnetin për kujdestarët ligjorë.

Për djalin 10-vjeçar pritet të jetë motra e madhe, ndërsa për Kledjanin 16 vjeç, njëri nga dajat. Ndërkohë autoritetet vendore kanë nisur ndihmën për ta.

Pas ngjarjes traumatike, motra e madhe, Lina siç i thërrasin vëllezërit, ka marrë rolin e prindërve, ndërsa vëllai 18-vjeçar, do të vazhdojë të punojë jashtë vendit për të ndihmuar familjen.

“Shërbimi Social ka nisur të veprojë dhe dihet që fëmijët duhet të trajtohen me terapistë traumash, po dhe kujdestaria që do të merret duhet të vëzhgohet pasi dihet që dhe familjet nga ana e nënës dhe e babait janë në traumë me problemet e tyre jetike”,- është shprehur terapistja.

Sipas specialistëve, trajtimi i fëmijëve me shërbime psiko-sociale duhet të jetë i menjëhershëm dhe afatgjatë, por edhe familjet e prindërve të tyre kanë nevojë për ndihmë profesionale, për të lehtësuar traumën dhe zgjidhur konfliktet mes tyre për të mos rënduar më tej gjendjen.

Në këtë situatë dhe siguria merr përparësi, pasi shtëpia e familjes Loka ka shërbyer vazhdimisht si mollë sherri mes nënës së tyre dhe familjarëve të babait të arrestuar.

“Duhet të vlerësohet mirë ku rrinë, komuniteti ku janë, me çfarë përballen në familje, pra duhet një vlerësim shumë i mirë dhe i detajuar, pasi fëmijët janë në traumë dhe kalojnë në postrauma që duan një kohë të gjatë për t’u trajtuar”.

Në fundin tragjik të 41-vjeçares, rol pati dhe mungesa e mbështetjes psiko-sociale në komunitet.

“Nëse ajo do të kishte bashkëpunim, asaj nuk do t’i ishin mbyllur të gjitha shtigjet për të kaluar në vetëvrasje. Kemi të bëjmë me një depresion të rëndë që u nxit dhe nga mospërkrahja e komunitetit, familjeve që e çoi në vetëflijim”.

Pas tragjedisë, një grup pune i ngritur nga Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit, ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’u ardhur në ndihmë 4 fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar, nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre.

Plani fokusohet në shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike, duke vlerësuar çdo mundësi për fëmijët, përfshirë dhe një punësim më të mirë për vajzën e madhe të familjes, si dhe edukimin e djemve të mitur.

Ndërsa Argjendi, djali i vogël i Bedries ndjek arsimin fillor, përpjekje po bëhen që djalit adoleshent të familjes Loka t’i ofrohet mundësia për të mësuar një zanat.

I detyruar edhe nga rrethanat familjare, 16-vjeçari nuk e ka nisur arsimin e mesëm, po ka hyrë në punë për të ndihmuar familjen, ashtu si dhe motra e vëllai më i rritur.

Në pritje të kërkesës, do të jetë gjykata e Durrësit, që do të vlerësojë dhe caktojë kujdestarët ligjorë që do të ofrojnë kushtet më të mira, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të familjes.

TË LIDHURA

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë
Aktualitet

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

21:17 | 03/09/2025
Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën
Aktualitet

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

20:53 | 03/09/2025
Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

19:12 | 03/09/2025
Next Post
Prokuroria cakton ekspertë të huaj për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, çfarë ndodhi?!

Prokuroria cakton ekspertë të huaj për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, çfarë ndodhi?!

Drogë, 100 mijë euro dhe armë: Policia bastis restorantin në Korçë

Drogë, 100 mijë euro dhe armë: Policia bastis restorantin në Korçë

Dëshmia tronditëse mbi vrasjen e shqiptares në Greqi: Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë

Dëshmia tronditëse mbi vrasjen e shqiptares në Greqi: Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com