Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Vendi pa energji”, justifikohet Mandija: Ministrat “teknikë” nuk bashkëpunuan

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Vendi pa energji”, justifikohet Mandija: Ministrat “teknikë” nuk bashkëpunuan

Zëvendëskryeministrja  teknike, Ledina Mandija me anë të një komunikate për shtyp ka reaguar ndaj diskutimeve për situatën energjetike.

Mandija garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“Ministrat të ashtuquajtur “teknikë”, të cilët nuk kanë pranuar të miratojnë vendimin në fjalë të Këshillit të Ministrave janë 4 nga 7 të tillë dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë në bazë të vlerësimit individual që kanë bërë për këtë VKM, duke marrë në konsideratë dhe faktin që për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huas së dhënë nga Banka Botërore. Sqarojmë se nuk ka pasur vendimmarrje të përbashkët mes ministrave “teknikë”,shkruan Mandija.

REAGIMI I PLOTE

Duke marrë shkas nga një kronikë e transmetuar në median elektronike sipas së cilës ministrat “teknikë” kanë penguar blerjen e energjisë elektrike duke rrezikuar mosfurnizimin e vendit me energji elektrike, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik për sa më poshtë:

Ministrat të ashtuquajtur “teknikë”, të cilët nuk kanë pranuar të miratojnë vendimin në fjalë të Këshillit të Ministrave janë 4 nga 7 të tillë dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë në bazë të vlerësimit individual që kanë bërë për këtë VKM, duke marrë në konsideratë dhe faktin që për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huas së dhënë nga Banka Botërore. Sqarojmë se nuk ka pasur vendimmarrje të përbashkët mes ministrave “teknikë”.

Këshilli i Ministrave miraton vendimet me shumicë të thjeshtë. Konkretisht, neni 20, i Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” parashikon se “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur”. Rrjedhimisht, mosmiratimi i vendimit nga një pjesë apo qoftë edhe të gjithë ministrat “teknikë” nuk përbën pengesë për miratimin e këtij vendimi nga pjesa tjetër e ministrave që përbëjnë shumicën në Këshill të Ministrave.

Gjithsesi ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik për arsyet e mosmiratimit nga 4 ministrat “teknikë” në fjalë.

Procedura për miratimin e VKM-së ishte jo transparente. Fillimisht VKM u dërgua për miratim pa relacion shpjegues. Pas kërkimit të relacionit në fjalë, ky u dërgua më vonë, por ishte tërësisht i paqartë në përmbajtje.

Konkretisht, nuk kishte analizë të detajuar se përse ishin shteruar rezervat ujore në kaskadë çka diktonte gjendjen emergjente për prekjen e huas së Bankës Botërore qëllimi parësor i së cilës është rimëkëmbja e sistemit energjetik shqiptar.

OSHEE në muajin maj 2017 duhej të kishte tenderuar energjinë elektrike për muajin pasardhës qershor 2017, çka nuk e ka bërë. Rrjedhimisht, mungesa në treg e energjisë së tenderuar është plotësuar nga KESH nëpërmjet shfrytëzimit rezervave ujore në kaskadë, përveç faktit që KESH gjithashtu eksportonte energji duke konsumuar edhe më shumë këto rezerva. Rrjedhimisht, bie poshtë argumenti se KESH ishte në kushte ku nuk mund të prodhonte energji për shkak të nivelit të ulët të rezervave ujore në rezervuar.

Pra, lajmi i transmetuar se ministrat “teknikë” janë bërë pengesë për furnizim me energji, çka ka detyruar qeverinë sot për ta blerë atë me kosto të lartë nuk është i vërtetë.

Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, gjatë kësaj periudhe garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Tags: KESHMandijaOSHEVendi pa energji

TË LIDHURA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Next Post
Policia franceze zbulon komplotin, Macron do të vritej gjatë vizitës së Trump në Ditën e Bastille

Policia franceze zbulon komplotin, Macron do të vritej gjatë vizitës së Trump në Ditën e Bastille

Paloka e Spaho të vendosur: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve në PD

Kryesia e PD-së rrëzon kërkesën e grupit anti-Basha

Debatet për kreun e PD-së, Astrit Patozi kthehet në “mollë sherri”

Debatet për kreun e PD-së, Astrit Patozi kthehet në "mollë sherri"







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025




TË FUNDIT

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!
Bota

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

by mirseda
08:25 | 25/10/2025
0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të premten që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, e cila...

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com