Boksieri shqiptar, Ferit Keta, ka fituar duelin e radhës në Berlin të Gjermanisë. Ai ka marrë një fitore ndaj rivalit të tij Lukasz Zygmunt, ku, në këtë duel, i ka thyer atij edhe një brinjë. Vëllai i tij Ismail Ketës, i cili është një ish-kampion shqiptar në kick-box, është njëkohësisht, edhe trajneri i tij. Në faqen e tij të facebook ai ka shkruar: “Të dashur miq, ëndrra e keqe ose meraku i tepërt, del për mirë shpeshherë. Vëllai i vogël, Ferit Keta, sapo shënoi fitoren me K.O., në raundin e parë kundër polakut shtatlartë, duke ia thyer brinjën në krahun e majtë. Faleminderit juve dhe gjithë shqipëtarëve që kanë ardhur të na mbështesin.