Arbër Veliaj ka takuar në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK. Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme i ka dhënë autorizimin për të zhvilluar takime me familjarët, dhe vëllai i tij ka qenë ndër të parët që e ka vizituar.
Erion Veliaj u arrestua nga SPAK nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht. Po ashtu, nën hetim për korrupsion është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se emri i Arbër Veliajt nuk po përmendet më në dosjen hetimore, edhe pse ndaj tij ishte hapur një hetim pasuror.